E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Irfan Idrizi është gjallë dhe shëndosh e mirë. Këtë për gazetën "Koha" e konfirmon bashkëshortja e tij, Nexhibja. Ajo thotë se këto informacione ia kanë dhënë vëllezërit e Irfanit, që gjenden jashtë vendit.
Rrėfen bashkėshortja e imamit tė Gostivarit
Irfani është gjallë

"Sipas asaj që më informojnë vëllezërit e bashkëshortit tim tani pesë vite, Irfani është gjallë dhe shëndosh e mirë dhe se është çështje kohe se kur do të jetë në mesin tonë. Unë nuk e di se ku gjendet, por se është gjallë konfirmojnë vëllezërit", thotë Nexhibja. Bashkëshortja sjell momente të reja në rastin e rrëmbimit të imamit. Sipas saj, menjëherë pas rrëmbimit nga Gostivari, bashkëshorti është mbajtur për një javë rresht në fshatin Rakovec të Tetovës. "Irfani pas rrëmbimit nga ana e katër personave të panjohur në Gostivar, e jo nga Shqipëria, siç thonë disa, është dërguar në fshatin Rakovec të Tetovës. Aty një javë është mbajtur në shtëpinë e Sahit Rushitit, i cili tani vuan dënimin në burgun e Idrizovës, por jo për rastin tonë", thotë Nexhibja.

S'mjafton me kaq
Për bashkëshorten, dënimi i pesë nga gjashtë të pandehurve në procesin e rrëmbimit të imamit të Gostivarit, të shpallur fajtorë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, të cilët u dënuan me 62 vjet heqje lirie është e pamjaftueshme. "Ne ende shpresojmë se Irfani është gjallë diku, bile kemi bindjen për këtë dhe do të vazhdojmë edhe më tej ta kërkojmë", pohon Nexhibja. Në aktvendimin përfundimtar që u shqiptua të martën, trupi gjykues dënoi me nga 14 vjet burg Masar Melin e Shkëlqim Palushin, me nga 12 vjet heqje lirie Basri e Beqir Shahun, dhe me 10 vjet burg Korab Melin. I vetmi që u shpall i pafajshëm nga gjykata ishte Nagip Musliu nga fshati Forinë i Gotivarit, për të cilin thuhej se në dëshmitë e familjarëve të viktimës, që erdhën me letërporosi nga Maqedonia, nuk dyshohej të ishte i involvuar në rrëmbimin e Irfan Idrizit.
Të pandehurit akuzoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin në një vend në rrethin e Kukësit kanë mbajtur peng imamin e Gostivarit. Ata kanë koordinuar të gjitha veprimet tjera për kontaktimin e familjarëve të pengut me synim përfitimin e të hollave pas lirimit të tij.
"Për të akuzuarit që janë në Shqipëri ne nuk dimë asgjë, as i njoh, as nuk e di kush janë, as që i kam parë ndonjëherë. Ne familjarët e imamit kemi qenë të ftuar në Gjykatën Themelore të Gostivarit për të dëshmuar. Aty na pyetën edhe për të akuzuarin nga Forina, që ne e njihnim. Aq sa di unë, ai vetëm ka ardhur te ne që të na ofrojë ndihmë. Nagip Musliu është kushëri i burrit. Pas rrëmbimit të Irfanit ai na tha se do të na ndihmojë dhe tha se duhet të japim para që të lirohet Irfani. Pastaj dëgjova se e burgosën edhe atë", sqaron Nexhibja.
Sipas saj, dëshmitë dhe letërporosia që u gjetën në duar të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Shqipëri, janë dërguar nga Gjykata Themelore e Gostivarit.
Nexhibja më tej sqaron se ata deri më tani për lirimin e imamit kanë dhënë dy herë nga 500 mijë euro.

Provat e nëntorit
Në seancën gjyqësore të 10 nëntorit të vitit të kaluar, prokurorët e çështjes i kishin ofruar Gjykatës së Krimeve të Rënda të Shqipërisë një sërë provash, dëshmi, kaseta filmike dhe audio, të cilat sipas organit të akuzës vërtetonin faktin se Irfan Idrizi është mbajtur nga gjashtë të pandehurit, të cilët u kërkonin të afërmve të Idrizit shuma të konsiderueshme parash për lirimin e njeriut të tyre. Dëshmitarët kryesorë të organit të akuzës ishin shtetasit shqiptaro-maqedonas, Agim Bilali dhe Mezim Bexheti, të cilët ishin të njohur të familjes së Irfan Idrizit dhe ishin autorizuar nga familjarët e këtij të fundit për të ndihmuar në gjetjen e tij, pas zhdukjes në 3 dhjetor të vitit 2002, në fshatin Forinë të Gostivarit. Bilali dhe Bexheti kanë deklaruar se në qytetin e Kukësit ata kishin kontaktuar fillimisht me të pandehurin Nagip Musliu, i cili e ka pranuar këtë fakt pas arrestimit të tij, por që e ka mohuar gjatë gjykimit në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Madje Musliu ka pranuar fillimisht edhe bisedat e bëra mes tre të pandehurve të tjerë, Korab e Masar Meli dhe Shkëlqim Palushi me dëshmitarin Agim Bilali. Ndërkohë, dëshmitari tjetër, Mezim Bexheti ka pohuar përpara gjykatës se në shkurt të vitit 2003 dy persona ende të paidentifikuar, Linda dhe Tani e kanë çuar atë në një banesë në fshatin Bardhoc të Epërm në Kukës, ku Bexheti ka identifikuar praninë e pengut Irfan Idrizit, i cili shoqërohej nga dy persona të armatosur. Pas këtij momenti, Bexheti është dërguar sërish nga Linda dhe Tani në një banesë në Krumë, ku rreth 12 persona i kanë bërë të ditur se duhej të paguante 500 mijë euro për lirimin e pengut. Mezim Bexheti, pasi mori lekët nga vëllai i pengut udhëtoi drejt qytetit të Kukësit, por në dalje të qytetit ai është ndaluar nga 7 persona, mes të cilëve ka dalluar të pandehurin Shkëlqim Palushin. Pasi e kanë ndaluar, i kanë marrë 500 mijë eurot dhe Bexhetin e kanë mbajtur dy-tri ditë në Fushë-Arrëz dhe më pas e kanë transportuar në Vlorë, duke e rikthyer sërish në Fushë-Arrëz, ku e lanë të lirë.

Mashtrimi
Pas mashtrimit dhe rrëmbimit të 500 mijë eurove, Mezim Bexheti ka lajmëruar policinë e Kukësit, duke i çuar efektivat e policisë në banesën në fshatin Bardhoc të Epërm, ku kishte dalluar pengun Irfan Idrizin, që mbahej nga dy persona të arrestuar. Pas kontrollit dhe verifikimeve të kryera nga policia, rezultoi se banesa u përkiste vëllezërve Beqir e Basri Shahu. Përveç dëshmisë së Bexhetit, prokuroria ka paraqitur si provë që pengu Irfan Idrizi është mbajtur në banesën e vëllezërve Shahu edhe përgjimin ambiental në dhomat e paraburgimit të shtetasve Violeta, Nazmie, Beqir e Basri Shahu, më datë 18.04.2004. Në përmbajtjen e kësaj bisede provohet fakti se të pandehurit Beqir e Basri Shahu kanë mbajtur peng shtetasin Irfan Idrizi.

Venera Latifi – Azizi, KOHA


Publikuar: 05.10.2008 | 15:10
Lexuar: 1247 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime