E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Disa pasanikë rusë prej lokalitetit "Burimet e Biljanës" deri në Gorica Një në Ohër, dëshirojnë që të ndërtojnë të ashtuquajturat banja ruse, mëson Televizioni ALSAT. Biznesmenët të cilët janë nga provinca ruse – Novosibirsk, prej fillimit të shtatorit janë në relacionin e vazhdueshëm drejt Ohrit.
Banja ruse nė brigjet e liqenit tė Ohrit




Investimi kap shumën prej 500 milionë eurosh, kurse banjat do të ofrojnë shërim nga sëmundjet kronike dhe sëmundja e sheqerit.


Ata dëshirojnë që ta blejnë tërë këtë hapësirë dhe të ndërtojnë një kompleks atraktiv turistik. Për dallim nga banjat e tjera, në banjat ruse do të mund të shërohen personat e sëmurë kronik, kurse aplikohet edhe metoda të ndryshme për të ndaluar sëmundjen e sheqerit.

"Plani është që ata të ndërtojnë një fshat rus që për ne do të ishte mjaft interesant. Atje do të kishte shtëpiza të drurit, sikurse që ndërtohen në Rusi në të cilat nuk ka të ngulur asnjë gozhdë, si dhe banja ruse", thotë përfaqësues i rusëve në Maqedoni Vili Kotevski.
Bëhet fjalë për një investim serioz, pasi rusët paralajmëruan një investim prej përafërsisht 500 milionë eurosh.

Nikola Ivançiq, pronar i agjencisë së pasurive të patundshme nga Ohri, i cili këto ditë është në kontakt të vazhdueshëm me rusët për Televizionin ALSAT thotë se po bisedohet intensivisht me institucionet shtetërore pasi e tërë toka është në pronësi të shtetit.

"Ata vënë në dukje se në Ohër dëshirojnë që të sjellin mentalitetin rus përmes ndërtimit të banjave ruse. Ata paralajmëruan se në fund do të sjellin në Ohër edhe turistë, gjegjësisht mysafirë nga Rusia. Dëshirojnë që të ndërtojnë edhe disa objekte të shkatërruara", tha Nikola Ivançiq, pronar I agjencisë për pasuri të patundshme.
Takim me biznesmenë nga Rusia realizoi edhe kryetari i Këshillit të komunës së Ohrit, Vlado Çingoski.

"Nga ana ime u tha se për investimet e këtilla komuna e Ohrit nuk ka kompetenca dhe se duhet që të drejtohen deri te Qeveria, përkatësisht deri te Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, kurse ajo që është në pjesën e komunës, në pjesën e urbanizmit, që prej se të merren të gjitha pëlqimet nga Qeveria, përkatësisht ministria përkatëse, ne do të dalim në ndihmë', thekson kryetari i Kwshillit Vlado Çingoski.
Banjat ruse janë një lidhje e filozofisë së Lindjes, të mistikës së orientit dhe të teknikës e teknologjisë së botës perëndimore. Disa banja ruse viteve të fundit janë ndërtuar në Serbi dhe Mal të Zi.
Miki Trajkovski

Publikuar: 20.12.2008 | 16:57
Lexuar: 1153 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime