Aleat i ngushtë i kryeministrit Berlusconi dhe anëtar i partisë së tij Forza Italia, Franco Frattini ka hyrë më shumë vjedhurazi sesa duke shpërthyer në skenën politike të Italisë 10 vite më parë, shkruan radio BCC në profilin e tij.
Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Franko Frattini ka lindur më 14 mars të vitit 1957 në Romë. Ai u diplomua në universitetin "La Sapienza" në Romë në moshën 22-vjeçare, zotëron gjuhët e huaja frëngjisht dhe anglisht. Ka punuar si avokat në fushën e tregtisë dhe si prokuror që në moshën 24-vjeçare.
Franko Frattini është autori i disa artikujve dhe komenteve të publikuara në gazetat me tematikë ligjore (Giurisprudenza italiana, Rivista Giuridica del Lavoro, il Foro Italiano), si dhe autor i nenit "Akti Administrativ" në Statistikën vjetore të Jurisprudencës administrative dhe kapitullit historik, artistik dhe mjedisor të shtetit në Marrëdhëniet Pesëvjeçare 1976-1980 të Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit me Kryetarin e Këshillit të Ministrave.
Në 15 prillit të vitit 2008 u zgjodh në Dhomën e Deputetëve në zonën zgjedhore rajonale Friuli Venezia Giulia, si përfaqësues i partisë Popolo delle Libertà (Koalicioni Populli i Lirisë).
Në 8 maj të vitit 2008 u emërua ministër i Jashtëm i Italisë.
Aleat i ngushtë i kryeministrit Berlusconi dhe anëtar i partisë së tij Forza Italia, Franco Frattini ka hyrë më shumë vjedhurazi sesa duke shpërthyer në skenën politike të Italisë 10 vite më parë, shkruan radio BCC në profilin e tij.
Stili i tij i qetë, i vendosur në politikë i ka mundësuar atij të ngjisë shpejt dhe në mënyrë brilante shkallët e suksesit.
Ai është instruktor i kualifikuar në ski. Ka thënë: "Ky sport më ka mësuar ashpërsinë dhe sesi të kontrolloj emocionet e mia. Nëse arrin të kontrollosh frikën në fillim përpara garës atëherë mund të përballosh çdo dështim politik!".