E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Unë urdhërova të gjuhet në ata të cilët kishin armë. Tentuam të mos gjuajmë në të paarmatosur, por kur filluan të gjuajnë gurë dhe kokteje molotovi dhe të kërcënohen se do të na vrasin, i gjuajtëm në këmbë", theksoi Xhanibek Bakiev në rajonin Xhalalabad në pjesën jugore të vendit, ku u tërhoq presidenti i mposhtur kirgistanas.
Shefi kirgistanas i sigurisė ka urdhėruar tė gjuhet ndaj demonstrantėve










Shefi i sigurisë dhe vëlla i presidentit kirgistanas Kurmanbek Bakiev sot deklaroi se ai, e jo shefi i mposhtur i shtetit, u ka dhënë urdhër ushtarëve të gjuajnë ndaj demonstrantëve në Bishkek gjatë protestave të 7 prillit.

"Unë urdhërova të gjuhet në ata të cilët kishin armë. Tentuam të mos gjuajmë në të paarmatosur, por kur filluan të gjuajnë gurë dhe kokteje molotovi dhe të kërcënohen se do të na vrasin, i gjuajtëm në këmbë", theksoi Xhanibek Bakiev në rajonin Xhalalabad në pjesën jugore të vendit, ku u tërhoq presidenti i mposhtur kirgistanas.

Qeveria e përkohshme e Kirgistanit njoftoi se e shqyrton mundësinë për arrestim të presidentit të mposhtur, që t'i gjykohet për shkak të vdekjes së 81 personave gjatë protestave të cilat sollën deri te ndërrimi i tij.

Kurmanbek Kabiev dje i hodhi poshtë akuzat se ai u ka urdhëruar ushtarëve të gjuajnë ndaj demonstruesve. Ai theksoi se nuk do të japë dorëheqje dhe se çdo tentim për vrasje të tij do të shkaktojë gjakderdhje në vend. Bakiev shtoi se është i gatshëm të bisedojë me qeverinë vetëproklamuar, por që nuk e pranon legjitimitetin e saj.

Publikuar: 12.04.2010 | 14:53
Lexuar: 383 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime