E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas "Dejli telegraf" londinez, i cili e transmeton shkrimin e gazetës udhëheqëse të Vatikanit, "Bitëllsat" janë droguar, kanë jetuar jetë amorale, kanë publikuar mesazhe të fshehta të cilat ndoshta kanë qenë edhe sataniste, që i bën të jenë shembull i keq për të rinjtë, por ata, megjithatë, nuk kanë qenë as më të kqinjtë e kohës së tyre.
Vatikani ua fali


















Vatikani zyrtarisht ua fali "mëkatet" anëtarëve të pop grupit më të famshëm anglez "Bitëlls", të cilët në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit 20 dhe në krye të famës së tyre botërore, lëvdëroheshin se janë gjithnjë e më shumë të famshëm edhe nga Jezu Krishti. Zëdhënësi zyrtar i Fronit të shenjtë, gazeta "Oservatore romano", në ballinë, publikon tekst me lëvdërata për këtë grup muzikor, duke ua falur shkeljet morale, me bekimin e Papës Benedikt.

Sipas "Dejli telegraf" londinez, i cili e transmeton shkrimin e gazetës udhëheqëse të Vatikanit, "Bitëllsat" janë droguar, kanë jetuar jetë amorale, kanë publikuar mesazhe të fshehta të cilat ndoshta kanë qenë edhe sataniste, që i bën të jenë shembull i keq për të rinjtë, por ata, megjithatë, nuk kanë qenë as më të kqinjtë e kohës së tyre.

Gazeta britanike vëren se lëvdatat e këtilla do të befasojnë shumë katolikë, pasi që dihet mirë se anëtarët e këtij grupi muzikor, i kanë kritikuar publikisht religjionet e organizuara.

Xhon Lenon e ka shokuar kishën katolike dhe besimtarët e saj me deklaratën se "Bitëllsat" janë më të popullarizuar se Jezu Krishti dhe se nuk dihet se kush do të zhduket më shpejtë krishterizmi si religjion apo rokenrolli. Poll Makartni dhe i ndjeri Xhorxh Harison, janë emëruar si katolikë, por ata asnjëherë nuk kanë qenë besimtarë, ndërsa kjo tani mund të thuhet edhe për Mëkartnin, ndërsa bateristi i grupit Ringo Star, para ca kohësh e pranon se më në fund e ka zbuluar Zotin.

Publikuar: 12.04.2010 | 04:41
Lexuar: 633 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime