Pas publikimit të qëndrimit të këtillë të Qeverisë gjermane, euro u dobësua për 0,2 për qind në krahasim me dollarin, me ç'rast në bursën e Londrës një valutë evropiane këmbehet për 1,35888 valutë amerikane. Në Nju-Jork euro-ja kushton 1,3584 dollarë, ndërsa në bursat në Azi 1,3691 dollarë.
Euro sot zbriti në vlerën më të ulët të dollarit amerikan në 30 ditët e fundit, pas publikimit të qëndrimit të Berlinit zyrtar se "akoma nuk është koha që anëtarët e eurozonës t'i pasqyrojnë ndihmë financiare Greqisë debitore".
Pas publikimit të qëndrimit të këtillë të Qeverisë gjermane, euro u dobësua për 0,2 për qind në krahasim me dollarin, me ç'rast në bursën e Londrës një valutë evropiane këmbehet për 1,35888 valutë amerikane. Në Nju-Jork euro-ja kushton 1,3584 dollarë, ndërsa në bursat në Azi 1,3691 dollarë.
Dje vendet nga eurozona publikuan se Greqisë mund t'i ndajnë të paktën 30 miliardë euro që t'i ndihmojnë ta tejkalojë krizën me deficitin e madh buxhetor, i cili ka pasoja negative mbi tërë Evropën.