Ndërkohë, drejtori i qendrës për konservim dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Behixhudin Shehapi tha se vendosja e kryqit nuk ka qenë e parashikuar gjatë realizimit të projektit për rindërtimin e Kalasë së Shkupit.
Vendosja e kryqit në një nga kullat e Kalasë së Shkupit, ngjall polemika. Drejtori i firmës së ndërtimit, Bllagoja Mlladenovski thotë se vendosja së kryqit, është thjesht një rit fetar orthodoks dhe jo provokim.
Ju mund ta cilësoni rastin në fjalë si të dëshironi, por nuk bëhet fjalë as për incident e as që dikush ka dëshiruar të nxisë diçka. Ai akt është një rit i thjesht i krishterë, që kur të përfundohet ndonjë objekt saktësisht çatia në këtë rast në kullën numër 7 të kalasë jepen dhurata, deklaroi Bllagoja Mlladenovski - drejtor i firmës ndërtuese MAKAUS.
Ndërkohë, drejtori i qendrës për konservim dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Behixhudin Shehapi tha se vendosja e kryqit nuk ka qenë e parashikuar gjatë realizimit të projektit për rindërtimin e Kalasë së Shkupit.
Isha i befasuar me këtë akt prandaj siç patë edhe ju kryqi u vendosë dhe u hoq menjëherë meqë nuk ka qenë në projektin e planifikuar që ka kaluar ekspertizën e Qendrës nacionale për konservim. Ky është vetëm rezultat i traditës që shpesh përdoret në raste të tilla. Kam një përshtypje se e kemi dramatizuar pak më tepër dhe siç u pa kryqi nuk e ka vendin atje përfundimisht, theksoi Behixhudin Shehapi drejtor i Qendrës për konservim.
Ndërsa nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti thotë se do të kërkojë përgjegjësi për këtë, pavarësisht nëse është vendosur aksidentalisht ose për arsye të ndonjë rriti fetar orthodoks.
Ne konsiderojm këtë si çështje provokative do të kërkojmë të shqyrtohet përgjegjësia për këtë sepse kjo nuk i kontribuon shtetit, kjo nuk i kontribuon marrëdhënieve të mira ndëretnike, nuk i kontribuon integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, u shpreh Mexhiti.
Ndërkohë në një reagim të Lëvizjes Qytetare ZGJOHU! thuhet se stafi i Pasko Kuzmanit po zbaton projektin e maqedonizimit të çdo segmenti shtetëror.
Sipas Zgjohu, projekti i gërmimeve në Kala po realizohet nëpërmjet zhbërjes barbare të kulturës autentike shqiptare dhe fshirjes së gjurmëve ilire. ZGJOHU fton qeverinë Gruevski që menjëherë të ndërpresë marrëzinë që po e çon vendin drejt greminës, ndërsa faktorin politik, civil dhe fetar shqiptar që të unifikohet rreth mbrojtjes së identitetit kombëtar dhe prezencës shqiptare në trojet e tyre autoktone.
Valmir Kuçi