Në këtë aktivitet janë ftuar të marrin pjesë personalitete nga jeta akademike, shkencore, shoqërore dhe politike në Republikën e Maqedonisë, nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, si dhe përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë.
Senati i Universitetit Shtetëror të Tetovës, në mbledhjen e rregullt, të mbajtur sot, më 12 prill 2010, njëzëri miratoi Vendimin për ndarjen e titullit: Doctor Honoris Causa, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, prof. dr. Bamir Topi.
Ky manifestim do të mbahet më 15 prill 2010, (e enjte), në orën 12.00, në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së.
Në këtë aktivitet janë ftuar të marrin pjesë personalitete nga jeta akademike, shkencore, shoqërore dhe politike në Republikën e Maqedonisë, nga Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, si dhe përfaqësitë diplomatike të akredituara në vendin tonë.
USHT-ja poashtu ka publikuar edhe disa bilborda nëpër tërë Maqedoninë duke i uruar mirëseardhje në Universitetin Shtetëror të Tetovës