E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Judy S. Richardson, profesoreshë emeritus nga SHBA, të premten, më 09.04.2010, qëndroi për vizitë pune në USHT. Në fillim, prof Judy S. Richardson u prit nga Shefi i Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, mr. sc Arburim Iseni, i cili mysafires i uroi mirëseardhje në USHT duke e çmuar lartë kontributin që ajo ka dhënë për Katedrën e gjuhës angleze.
Revista ,,SUT SCIENTIFIC OBSERVER” e USHT-sė dekorohet nga asociacioni ,,College Reading Association” i SHBA-sė












Judy S. Richardson, profesoreshë emeritus nga SHBA, të premten, më 09.04.2010, qëndroi për vizitë pune në USHT. Në fillim, prof Judy S. Richardson u prit nga Shefi i Programit studimor të Gjuhës dhe Letërsisë Angleze, mr. sc Arburim Iseni, i cili mysafires i uroi mirëseardhje në USHT duke e çmuar lartë kontributin që ajo ka dhënë për Katedrën e gjuhës angleze.

Profesoresha Judy S. Richardson tha se ndjehet e nderuar dhe e afërt me stafin e kësaj katedre dhe me kënaqësi ka pranuar të mbajë një ligjëratë për studentët e Universitetit tonë. Vlen të përmendet se profesoresha Judy S. Richardson, në emër të asociacionit ,,College Reading Association”, me seli në UTAH të SHBA-ve, revistës me karakter ndërkombëtar dhe interuniversitar ,,SUT SCIENTIFIC OBSERVER”, e cila botohet nga Katedra e gjuhës angleze, i dhuroi dekoratë për cilësi dhe afirmimin e kulturave të ndryshme mes popujve. Mr. sc. Arburim Iseni, në emër të stafit drejtues të kësaj Katedre dhe studentëve i shprehu falënderime profesoreshës amerikane, duke shtuar se kjo dekoratë e inkurajon edhe më shumë redaksinë e revistës për ta vazhduar punën akademike dhe shkencore, por me këtë nderohet edhe Universiteti ynë , theksoi Arburim Iseni.
Revista -SUT SCIENTIFIC OBSERVER- e USHT-së dekorohet nga asociacioni - College Reading Association - i SHBA-së

Më pas, profesoresha Judy S. Richardson, para studentëve dhe stafit akademik të Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze mbajti një ligjëratë në gjuhën angleze, nga lënda e Metodikës së mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Në ligjëratën e saj, para auditorit i përmendi strategjitë dhe teknikat që përdoren në këtë proces mësimor. Profesorët dhe studentët e USHT-së e përcollën me interes këtë aktivitet me rëndësi, i cili sjell përvojën perëndimore në fushën e studimit dhe kërkimit shkencor.
Revista -SUT SCIENTIFIC OBSERVER- e USHT-së dekorohet nga asociacioni - College Reading Association - i SHBA-së
Revista -SUT SCIENTIFIC OBSERVER- e USHT-së dekorohet nga asociacioni - College Reading Association - i SHBA-së

Publikuar: 12.04.2010 | 11:25
Lexuar: 985 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime