Kulturologut nga Anglia, profesorit Piter Stokton, iu organizua edhe pritje solemne nga ana e Prorektorit për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi.
Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në kuadër të Fakultetit Filologjik, përkatësisht të Programit studimor të Orientalistikës, u promovua vepra e kulturologut anglez, profesor Piter Stokton. Ai, Para studentëve të orientalistikës e promovoi librin e tij me titull: ,,Përtej Jerusalemit, i përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
Kulturologut nga Anglia, profesorit Piter Stokton, iu organizua edhe pritje solemne nga ana e Prorektorit për arsim, prof. dr. Ismail Ahmedi.
Mësimdhënësit dhe studentët e pranishëm shprehën interesim të jashtëzakonshëm për këtë vepër që përkon me historinë e profetëve, sipas Biblës dhe Kuranit. Kulturologu anglez, në këtë promovim i nxiti studentët e orientalistikës që të jenë mjaft aktiv në këtë promovim, me ç rast edhe u zhvillua një debat mjaft konstruktiv në frymën e empirizmit të profetëve, sipas të cilit edhe është pagëzuar vepra e këtij autori, me titull ,,Përtej Jerusalemit.
Profesori Piter Stokton u nda i kënaqur me promovimin e veprës së tij, që dëshmon se studentët e Programit studimor të Orientalistikës janë të pajisur me dije shkencore solide, e cila solli një freski të njohurive, me theks të veçantë nga sfera e besimeve fetare.
Në këtë promovim ishte i pranishëm edhe mr. Adnan Ismaili, Shef i Programit studimor të Orientalistikës dhe mësimdhënës të tjerë.
Promovimet e këtilla janë të mirëseardhur në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe zgjojnë interesim sidomos tek studentët, të cilët me pyetje të shumta arritën ta shtjellojnë me vëmendje veprën e kulturologut anglez, profesorit Piter Stokton.