Zëvendës-kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Abdilaqim Ademi të hënën është nënshkruar në Librin e Zisë të hapur nga Ambasada e Polonisë me rastin e ngjarjes tragjike, ku humbi jetën presidenti polak, Leh Kaçinski, bashkëshortja e tij, deputetë, ushtarakë dhe zyrtarë tjerë të lartë të shtetit polak.

"Në këto momente të rënda për popullin polak jemi afër tyre. Çdo popull kalon nëpër periudha në të cilën lënë gjurmë liderë të tyre. E tillë ishte edhe periudha në të cilën udhëhoqi presidenti Kaçinski, e cila shënoi progresin dhe përparimin e shtetit dhe popullit polak. Fati deshi që tragjedia të ndodhë në vendin ku vite më parë u masakruan udhëheqës dhe intelegjenca e popullit polak. Kjo e bënë që kujtimi me viktimat e asaj masakre të shoqërohet me dhimbjen e madhe për humbjen e presidentit Kaçinski. Ne gjithmonë do të kujtojmë si mik i madh i Maqedonisë dhe popujve që jetojnë në Maqedoni, thuhet në përkujtimin e zëvendëskryeministrit Ademi.
Kryeministri Gruevski u nënshkrua në Librin e zisë në Ambasadën e Polonisë
Kryeministri Nikolla Gruevski sot u nënshkrua në Librin e zisë të hapur në ambasadën e Polonisë në Shkup me rastin e aksidentit të aeroplanit në të cilin e humbën jetën presidenti polak Leh Kaçinski, bashkëshortja e tij dhe një numër i madh i përfaqësuesve të lartë shtetërorë polak.
Në Librin e zisë u nënshkruan edhe presidenti Gjorgje Ivanov, parapraku i tij Branko Cërvenkovski, anëtarë të Qeverisë dhe Parlamentit, përfaqësues të korit diplomatik dhe të partive politike, si dhe një numër i madh i qytetarëve.
Libri i ngushëllimit në ambasadën e Polonisë do të jetë i hapur deri në ditën e premte.