E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fazën e parë nga ndërtimi i infrastrukturës është parashikuar ndërtimi i trafikut në gjatësi prej 1,9 kilometra, instalimi i ujit, sistemi atmosferik dhe kanalizimi dhe rrjeti i gazsjellësit dhe ai distributiv për ndërtimin, informon kryeministri Gruevski, Qeveria ndau 212 milionë dollarë përkatësisht 3,5 milionë euro. Këto aktivitete si pjesë nga faza e parë, duhet të përfundojnë për një vit.
Filloi ndėrtimi i zonės sė re zhvillimore teknologjike-industriale Shkup - 2










Me vendosjen e gur-themelit sot ishte shënuar fillimi i punëve ndërtimore për ndërtimin e infrastrukturës së zonës zhvillimore teknologjike-industrale (ZZHTI) Shkup - 2, e locuar në vazhdim të ZZHTI-s Shkup - 1 në lokalitetin Bunarxhik.

"Lidhja e mirë transportuese, afërsia me Shkupin dhe aeroportin, si dhe lidhja me zonën zhvillimore teknologjike-industriale Shkup 1 do të jetë provokim i mjaftueshëm për investitorët", theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në hapjen solemne gjatë vendosjes së gur-themelit.

Zona zhvillimore industrialo-teknologjike Shkup 2 themeluese e së cilës është Qeveria do të ndërtohet në pronësi të shtetit me sipërfaqe të përgjithshme prej 95 hektarëve. Është projektuar për ndërtimin e 20 fabrikave që do të mundësonin rreth 5.000 punësime.

Në fazën e parë nga ndërtimi i infrastrukturës është parashikuar ndërtimi i trafikut në gjatësi prej 1,9 kilometra, instalimi i ujit, sistemi atmosferik dhe kanalizimi dhe rrjeti i gazsjellësit dhe ai distributiv për ndërtimin, informon kryeministri Gruevski, Qeveria ndau 212 milionë dollarë përkatësisht 3,5 milionë euro. Këto aktivitete si pjesë nga faza e parë, duhet të përfundojnë për një vit.

Kryeministri Gruevski pret vendin e tij në ZZHTI Shkup 2 të gjejnë numër të madh të investitorëve posaçërisht pas përfundimit të krizës ekonomike botërore fundi i së cilës, sipas tij, po mbikëqyret. Sipas Gruevskit, para fillimit të krizës ekonomike botërore 80 deri në 90 për qind nga kapacitetet e ZZHIT-së - 1 ishin rezervuar nga investitorët potencial, por për fat të keq kriza ekonomike i ka penguar këto tendenca.

"Ne besojmë se pas përfundimit të krizës ekonomike botërore interesi do të kthehet dhe zonat do të fitojnë investitorët e tyre", theksoi Gruevski.

Publikuar: 13.04.2010 | 01:23
Lexuar: 399 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime