E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Është e palejueshme që të bojkotohet një mekanizëm si takimet koordinatore për zhvillim të dialogut, i cili pozitivisht është vlerësuar edhe në raportin, por edhe dha rezultate pozitive në funksionimin e Parlamentit", theksoi Veljanoski.
Kryetari i Pralementit Veljanoski i bėri thirrje opozitės tė kthet










Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski u bëri thirrje koordinatorëve të grupeve të deputetëve të partive opozitare që të kthehen në takimet e rregullta koordinative dhe të kontribuojnë për kapërcimin e dallimeve në bisedë konstruktive, e jo përmes mediave.

"Të gjithë 120 deputetët jemi të merituar për raportin pozitiv nga KE-ja. Për këtë tani të gjithë së bashku duhet të vazhdojmë në drejtim të integrimeve euroatlantike. I bëj thirrje edhe shumicës që të tregojë transparencë më të madhe dhe mirëkuptim për kërkesën e opozitës sepse vetëm të gjithë së bashku mund ta zhvillojmë demokracinë parlamentare", theksoi në konferencën e sotme për shtyp Veljanoski.

Ai shtoi se të gjithë deputetët, përfshirë edhe vetë atë kanë përgjegjësi për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO dhe se për shkak të kësaj kështu duhet të sillen.

"Është e palejueshme që të bojkotohet një mekanizëm si takimet koordinatore për zhvillim të dialogut, i cili pozitivisht është vlerësuar edhe në raportin, por edhe dha rezultate pozitive në funksionimin e Parlamentit", theksoi Veljanoski.

Koordinatorja e LSDM-së Cvetanka Ivanova, kryetarin Veljanoski e porositi se do të kthehen atëherë kur ai do të japë garanci dhe afate me shkrim, si dhe kur do të kapërcehen problemet për shkak të të cilave edhe i kanë lëshuar, ndërsa kanë të bëjnë me projektin Shkupi 2014, mbyllje të çështjes me rregulloren, krijimin e mundësisë ligjore për shqyrtimin e raporteve revizore, përforcimin e debatit mbikëqyrës së Parlamentit...

Edhe koordinatorja e Demokracisë së Re, Flora Kadriu konsideron se thirrja e Veljanoskit nuk është e mjaftueshme, por se duhet shumica edhe vetë ai të bëjnë më shumë që të kapërcehet kjo situatë, si dhe të jepet afat për plotësimin e kërkesës.

Projekti Shkupi 2014 , një nga shkaqet për lëshimin e koordinatave, sipas Veljanoskit do të shqyrtohet kur me Kuvendin do të dërgohet edhe mendimi nga Qeveria. Rregullatorja, konsideron Veljanoski mund të mbyllet shumë shpejt sepse ka dallim për vetëm një çështje. Para një dite nga VMRO-DPMNE-ja theksuan se lidhur me debatet mbikëqyrëse nuk qëndrojnë pohimet e opozitës, sepse ata nuk kanë parashtruar asnjë propozim, ndërsa janë ankuar për marrje të të drejtave demokratike.

Kryetari i Kuvendit i pyetur që ta komentojë deklaratën e Ali Ahmetit se nëse nuk pranohen kërkesat për ndryshimet kushtetuese BDI-ja nuk do t'i votojë ligjet për të cilat është kërkuar dy të tretat e shumicës dhe e badenterit, që do të thotë se mund të bllokohet puna e Parlamentit, theksoi se nuk beson se mund të ndodh me të vërtetë kjo.

Ai i përgënjeshtoi edhe informacionet se ka fshehur ndonjë letër, e cila nga Brukseli është dërguar me Kuvendin, ndërsa i cili ka të bëjë me Ligjin e miratuar paradokohe për mbrojtjen nga diskriminimi. Theksoi se një letër të këtillë ai nuk ka marrë, ndërsa një letër e këtillë që është dërguar në formë elektronike është dërguar deri te kryetarët e të gjitha komisioneve në Parlament.

Veljanoski sot sërish u bëri thirrje deputetëve të PDSH-së që të kthehen në Kuvend dhe këtu t'i artikulojnë kërkesat e tyre

Publikuar: 13.04.2010 | 23:45
Lexuar: 184 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime