E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Flija mund të piqet edhe në shporet me rrymë apo me dru por më tepër preferohet me saç.
Flija


Foto: Dritan Abdija

Flija është ushqim shumë i preferuar shqiptar. Ajo mund të piqet edhe në shporet me rrymë apo me dru por më tepër preferohet me saç.

Flija me saç

Flija e pregatitur me saç është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare, por që kryesisht gatuhet në vende malore.

Harxhi

Brumi:

3kg miell
2 Litra ujë
2 lugë kripë

Extra:
2 kavanozë mazë

Pregaditja

Përmbajtja për brum:

3kg miell

2 Litra ujë

2 lugë kripë

Extra:

2 kavanozë mazë

Flija e pregatitur me saça është specialitet i kuzhinës tradicionale shqiptare, por që kryesisht gatuhet në vende malore.

Brumi i flisë duhet të piqet rende, rende individualisht me saç të nxehur në prush.

Pasi që derdhet një rend i brumit në tepsi, mbi të duhet të vendoset saçi i nxehur.

Çdo rend i flisë duhet të lyhet përsipëri me mazë të shkrirë.

Flija në furrë

Përgatitja:

Në një enë hidhet miell, kripa, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla.

Në një enë tjetër shkrihet gjalpi, ajka dhe vaji, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë shkrirë në një masë të vetme.

Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen radhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë.

Mesi i cili është bosh mbushet me radhë paralele. Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta.

Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy radhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia.

Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet tepsia.

Flija servohet me kos, turshi, djath, mjaltë, pestil, dhe ajvar.

Publikuar: 20.04.2014 | 19:55
Lexuar: 6536 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime