Propublica quhet faqja pa pagesë vetëm në versionin online që ka fituar cmimin prestigjoz, duke lënë pas gjithë konkurrentët. Ndërkohë, në ceremoninë e zhvilluar në New York, gazeta Washington Post fitoi 4 cmime, ndërsa New York Times tre.
Për herë të parë në historinë e gazetarisë moderne, cmimin Pulitzer për artikullin më të mirë investigativ e ka fituar një faqe interneti për një shkrim rreth uraganit Katrina.
Propublica quhet faqja pa pagesë vetëm në versionin online që ka fituar cmimin prestigjoz, duke lënë pas gjithë konkurrentët. Ndërkohë, në ceremoninë e zhvilluar në New York, gazeta Washington Post fitoi 4 cmime, ndërsa New York Times tre.
Gazeta lokale nga Virginia, Bristol Herald Courier me tirazh 29 mijë kopje, ka fituar cmimin për impenjimin qytetar. Tek Washington Post, redaktorja Kathleen Parker u nderua me cmim bashkë me kritiken Sarah Kaufman. Antony Shadid fitoi falë kronikave të gjalla nga Iraku, ndërsa Gene Weingarten për reportazhin më të mirë.