E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë vizitës, presidenti Topi krahas takimit tet-a-tet me nikoqirin e tij presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Velanoski dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.
Presidenti Topi pritet me nderimet mė tė larta nė Maqedoni








Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi me ftesë të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë.

Gjatë vizitës, presidenti Topi krahas takimit tet-a-tet me nikoqirin e tij presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Velanoski dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Siç është paralajmëruar, Topi sot në seancën e 102-të do t'u drejtohet edhe deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.

Shefat e të dy vendeve, Ivanovi dhe Topi, do të marrin pjesë edhe në forumin e biznesit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë që do të mbahet në Shkup, me qëllim që të zgjerohen marrëdhëniet ekonomike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Në axhendën e presidentit të Shqipërisë, Topi janë edhe takimet me liderët e BDI-së, PDSH-së dhe të DR-së, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi dhe Imer Selmani, si dhe me kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.

Delegacioni, i udhëhequr nga presidenti Topi, do t'i vizitojë edhe komunat e Tetovës dhe të Dibrës, ku pritet të shpallet për qytetar nderi.
Presidenti Bamir Topi dhe kolegu i tij i Maqedonise Gjorgje Ivanov
Presidenti Bamir Topi dhe kolegu i tij i Maqedonise Gjorgje Ivanov
Presidenti Topi pritet me nderimet më të larta në Maqedoni
Presidenti Bamir Topi dhe kolegu i tij i Maqedonise Gjorgje Ivanov
Presidenti Topi pritet me nderimet më të larta në Maqedoni

Publikuar: 14.04.2010 | 16:01
Lexuar: 446 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
losi (14/04/2010 17:42:07) Ik o Topi rregullo punet tende ne Shqiperi qe i ke lemsh dhe nuk te ka hije qe nuk flet me Salen,Topalin e shume te tjere qe te votuan per te te bere president ty!

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime