Presidenti i Maqedonisë qartë potencoi se vendi në asnjë mënyrë nuk dëshiron ta keqpërdorë kryesimin me Këshillin Evropian në aspektin e çështjes bilaterale për ndryshimin rreth emrit me ç'rast zhvillohen bisedime nën patronazhin e KB-së.
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot përgatiti një drekë pune për sekretarin e përgjithshëm të Këshillit Evropian Torbjorn Jagland në të cilën temë qendore ishte kryesimi paraparak me komitetin e ministrave të Këshillit Evropian.
Shefi i shtetit gjatë kohës së bisedës shprehu bindje se Maqedonia do t'i investojë të gjitha përpjekjet për kryesim të suksesshëm dhe produktiv me Këshillin.
Siç kumtoi kabineti i presidentit, Ivanovi dhe Jaglandi biseduan për prioritetet kryesore të Maqedonisë gjatë kryesimit gjashtëmujor.
Presidenti Ivanov theksoi se Republika e Maqedonisë nga dita e anëtarësimit të saj në organizatën më të vjetër panevropiane jep rëndësinë më të madhe të mundur të bashkëpunimit me Këshillin Evropian dhe në këtë drejtim kontributi drejt reformave të planifikuara dhe rritjet e efikasitetit të Këshillit do të jenë prioritetet e presidencës së Maqedonisë.
Shefi i shtetit njëkohësisht potencoi se edhe krahas bllokadave me të cilat ballafaqohet në proceset integruese evroatlantike, Maqedonia mbetet fuqishëm e përkushtuar në axhendën e reformave. Presidenti i Maqedonisë qartë potencoi se vendi në asnjë mënyrë nuk dëshiron ta keqpërdorë kryesimin me Këshillin Evropian në aspektin e çështjes bilaterale për ndryshimin rreth emrit me ç'rast zhvillohen bisedime nën patronazhin e KB-së.
Sekretari i përgjithshëm Jagland shprehu bindje se Republika e Maqedonisë me sukses do të përgjigjet në detyrimin përgjegjës gjatë kohës së kryesimit të saj dhe se në planin e prioriteteve të Maqedonisë, si dhe në planin e proceseve të reformave në Këshillin Evropian do të ketë bashkëpunim të suksesshëm.