Qëllimi i takimit të punës është avancimi i bashkëpunimit mes bashkësisë rome, qendrave për punë sociale, pushtetit lolak, shoqatave të qytetarëve dhe organizatave fetare.
Ministri Bajrami u takua me kryetarin e komunës së Çairit dhe ambasadorin e OSBE-së në Maqedoni
Shkup, 14 pril (MIA) - Ministri e Punës dhe Politikës Sociale Xhelal bajrami sot mbajti takim pune me kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe me ambasadorin e OSBE-së në Maqedoni, Hoze Luis Herero.
Në takim u bisedua për fëmijët në rrugë dhe çështjet e sigurisë së romëve, si pjesë nga projekti "Këshill lokal për parandalim për çëshjet e sigurisë së romëve", që realizohet në bashkëpunim me Misionin vëzhgues të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.
"Qeveria në drejtim të shkatërrimit të dukurisë "fëmijë në rrugë" zbaton politikë agresive sociale përmes kyçjes së fëmijëve në rrugë në shoqëri, reduktimin e ndikimeve negative ndaj fëmijëve dhe zhvillimin e tyre pa dallim të gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike dhe nacionale", tha ministri Bajrami.
Në fokus të këtij projekti, theksoi, se fëmijët në rrugë të cilët janë viktima potencialë të tregtisë me njerëz dhe llojeve të ndryshme të keqpërdorimit.
"Ministria vendosi për zhvillim të procedurave të standardit dhe mekanizmave për dhënien e përgjigjes së përgjithshme të kësaj dukurie, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të këtyre fëmijëve dhe mundësimit të rritjes së drejtës dhe zhvillimit të tyre. Me këtë, realisht do të përmirësohet mbrojtja dhe cilësia e jetesës së tyre", tha Bajrami.
Avancimi i bashkëpunimit mes bashkësisë rome, qendrave për punë sociale, pushtetit lokal, polcisë, shoqatave të qytetarëve dhe organizatave fetare janë gjithashtu qëllime të takimit të sotëm të punës.
Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Xhelal Bajrami sot do të ketë takim pune me kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe me ambasadorin e OSBE-së në Maqedoni, Hoze Luis Herero.
Në takimin, siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politkës Sociale, do të bisedohet për fëmijët në rrugë dhe çështjet e sigurisë së romëve, si pjesë e projektit "Këshilla lokal për parandalimin për çështjet e sigurisë së romëve", që realizohet në bashkëpunim me misionin vëzhgues të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Qëllimi i takimit të punës është avancimi i bashkëpunimit mes bashkësisë rome, qendrave për punë sociale, pushtetit lolak, shoqatave të qytetarëve dhe organizatave fetare.