Investimi fillestar në fabrikë është 34 milionë funta britanike. Do të shfrytëzohet teknologji botërore për prodhimtarinë e katalizatorëve për kontroll të emetimit të gazrave për automjetet e lëndëve djegëse të lehta dhe të rënda. Kapaciteti i fabrikës është 4 milionë njësi në vit, ndërsa prodhimtaria i dedikohet tregut evropian.
Kompania britanike "Xhonson Meti" sot e hapi fabrikën e saj në Zonën Zhvilluar Teknologjike Industriale "Bunarxhik". Fillimin e prodhimtarisë do ta shënojë kryeministri Nikolla Gruevski.
Investimi fillestar në fabrikë është 34 milionë funta britanike. Do të shfrytëzohet teknologji botërore për prodhimtarinë e katalizatorëve për kontroll të emetimit të gazrave për automjetet e lëndëve djegëse të lehta dhe të rënda. Kapaciteti i fabrikës është 4 milionë njësi në vit, ndërsa prodhimtaria i dedikohet tregut evropian. Deri tani në fabrikë janë punësuar 128 persona, me tendencë që ky numër, si edhe investimet të rriten.
Kompania britanike "Xhonson Meti" në vit realizon 12 milionë dollarë të ardhura dhe ka 10.000 të punësuar në 50 vende.
Pas "Xhonson kontrolls"-it, kjo është fabrika e dytë në zonën ekonomike Bunarxhik. Punohet në realizimin edhe të investimit koreano-kinez për prodhimin e monitorëve LCD.