"Pronarët të cilët nuk do të veprojnë sipas këtyre rregullave dhe që nuk do t'i mënjanojnë automjetet nga tre rrugët e përmendura, do të ballafaqohen me sanksione përkatëse ligjore, ndërsa automjetet e tyre menjëherë do të merren dhe transportohen nga shërbimi i merimangës", qëndron në kumtesën e shkruar nga shefi i SPB-së së Tetovës, Shefik Bajrami.
Policia e Tetovës sot u bëri thirrje shoferëve nesër në periudhë prej orës 6 deri në orën 20 të mos i parkojnë automjetet në rrugët "Ilindenska", " Rugga Iliria, ish-Marshall Tito" dhe "Rr. Dervish Cara pn, ish-JNA" pasi që në këtë mënyrë në Tetovë do qëndrojë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi.
"Pronarët të cilët nuk do të veprojnë sipas këtyre rregullave dhe që nuk do t'i mënjanojnë automjetet nga tre rrugët e përmendura, do të ballafaqohen me sanksione përkatëse ligjore, ndërsa automjetet e tyre menjëherë do të merren dhe transportohen nga shërbimi i merimangës", qëndron në kumtesën e shkruar nga shefi i SPB-së së Tetovës, Shefik Bajrami.
Presidenti shqiptar në Tetovë do të vizitojë më shumë institucione. Për këtë arsye nga policia kërkojnë qytetarët të përshtaten me regjimin e ri të komunikacionit i cili do të praktikohet gjatë ditës së nesërme.