Guange Li në ekonominë e Maqedonisë njohi potencial, mes tjerash, edhe për përfitim të tregut kinez, posaçërisht në industritë si ajo e modës, të cilat atje ende nuk janë mjaftë të zhvilluara. bashkimi i firmave më të vogla dhe mbështetja më e madhe e shtetit janë rekomandimi i Liut për sukses të sigurt.
Industria ushqimore, farmacia, turizmi dhe shërbimet financiare, janë sektorët me të cilët Maqedoni mundet më së lehti të hyjë në tregun rus. Por, paraprakisht duhet mirë të analizohen nevojat dhe karakteristikat e tij dhe të gjehen partnerë afaristë adekuat, të sigurtë dhe cilësorë.
Këto janë rekomandimet e Poll Fisherit, konsultant për hyrje në tregjet në Rusi, Kinë dhe Indi, i cili sot në Odën Ekonomike ua transmetoi përvojat e tij biznesmenëve të Maqedonisë.
"Para se të bëhet hapi i parë, është e domosdoshme që mirë të studiohet tregu dhe me shumë kujdes që të zgjedhet firma-bashkëpunëtor. Duhet të firmosen marrëveshje për pagesë eventuale më përpara me ç'rast do të zvogëlohet rreziku, ndërsa malli është më e volitshme që të dërgohet në etapa, në pjesë, jo menjëherë. Në vende si Rusia, Kina dhe India është më vështirë të gjehet partner solvent i cili ka mjete që t'i paguajë kërkesat. Për këtë arsye duhet të studiohet e kaluara e tij, puna, bashkëpunimi me kompanitë tjera..."theksoi Fisher.
Çdo kompani, shtoi, duhet të ndërtojë strategji personale për paraqitje në tregun rus pavarësisht tipit të industrisë me të cilën merret.
"Nuk ekziston një strategji për të gjitha kompanitë. Ato duhet të zhvillojnë strategji të tyre, specifike. në bazë të analizave paraprake për kushtet dhe karakteristikat e tregut", dekalroi konsultanti.
Ai sugjeroi që Maqedonia t'i tërheq kompanitë ruse të interesuara për tregun evropian. "Kompanitë ruse në Maqedoni mund të gjejnë lokacione të mira për hapje të përfaqësive të tyre ose filialeve nëpërmjet të cilave do t'i kontrollojnë bizneset personale në vendet e BE-së sepse shkalla tatimore korporative është përafërsisht e volitshme, 10 për qind", theksoi Fisher.
Edhe kolegia e tij Guange Li në ekonominë e Maqedonisë njohi potencial, mes tjerash, edhe për përfitim të tregut kinez, posaçërisht në industritë si ajo e modës, të cilat atje ende nuk janë mjaftë të zhvilluara. bashkimi i firmave më të vogla dhe mbështetja më e madhe e shtetit janë rekomandimi i Liut për sukses të sigurt.
"Sektori për përpunim të çelikut, tekstilit dhe industrisë farmaceutike mund të profitojnë nga rritja e shpejtë e tregut kinez. Kompanitë e fuqishme më të vogla duhet të bashkohen dhe bashkarisht të paraqiten. Kështu do të jenë më konkurrente", tha Li.
Zoran Vitanov, konsultant, vlerësoi se kompanitë nga Maqedonia kanë potencial për përfitim të tregut rus, kinez dhe indian të cilët gjatë 10 viteve të kaluara si tërësi kompakte të konsumit rriten në mënyrë rapide.
"ky konsum nuk mund të kënaqet me atë që ofrohet atje. Këtu kompanitë tona mund ta gjejnë shansin e tyre", nënvizoi Ivanov.
Në seminarin e sotëm në Odën Ekonomike morën pjesë rreth 40 biznesmenë