E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kreu i shtetit shqiptar u prit sot paradite në selinë e qeverisë në Shkup nga kreu i saj Gruevksi. Gjatë takimit, Presidenti Topi vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke theksuar vullnetin dhe angazhimin e Shqipërisë për thellimin e mëtejshëm të tyre në fusha me interes të ndërsjelltë.
Topi-Gruevski: Zgjerim tė bashkėpunimit Shqipėri-Maqedoni pėrmes projekteve tė pėrbashkėta







Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski vlerësuan sot, gjatë një takimi në Shkup, rëndësinë e zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes dy vendeve nëpërmjet realizimit të projekteve të përbashkëta rajonale.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Presidenca, në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoni Kreu i shtetit shqiptar u prit sot paradite në selinë e qeverisë në Shkup nga kreu i saj Gruevksi. Gjatë takimit, Presidenti Topi vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, duke theksuar vullnetin dhe angazhimin e Shqipërisë për thellimin e mëtejshëm të tyre në fusha me interes të ndërsjelltë.
Topi-Gruevski: Zgjerim të bashkëpunimit Shqipëri-Maqedoni

Duke vlerësuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë, ai u shpreh se rritja e bashkëpunimit dy dhe shumëpalësh mes të gjitha vendeve të rajonit, do të jetë rruga e duhur për zgjidhjen e problemeve dhe garantimin e një stabiliteti dhe zhvillimi të qëndrueshëm rajonal, si dhe për realizimin e synimeve të përbashkëta strategjike për të qenë pjesë dinjitoze e NATO-s dhe e familjes evropiane.

Kreu i shtetit shqiptar e siguroi Kryeministrin Gruevski se angazhimi i vendit tonë do të jetë maksimal për një rajon të stabilizuar dhe të sigurt. "Aktualisht, po vihet re një përmirësim i klimës politike në rajon, që shprehet si në marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe në ato shumëpalëshe brenda rajonit, çfarë i shërben krijimit të imazhit pozitiv të rajonit tonë në raport me partnerët kryesorë si BE-ja dhe SHBA-ja, si edhe në kuadrin e ridimensionimeve të politikës globale", u shpreh Presidenti Topi.
Topi-Gruevski: Zgjerim të bashkëpunimit Shqipëri-Maqedoni

Presidenti i Republikës vuri në dukje nismat e projektet ekonomike të bashkëpunimit, në veçanti daljet e korridoreve infrastrukturore për në Evropë dhe në lindje, duke theksuar se "në kuadër të lehtësimit të qarkullimit, hapja e vendkalimeve të reja të përbashkëta kufitare e doganore ndërmjet dy vendeve tona, do të ndikojnë në nivelin e mirëbesimit mes dy popujve, do të sigurojnë lirinë e lëvizjes së rregullt, si dhe do të krijojnë lidhje edhe më të ngushta, jo vetëm politike, por dhe ekonomike, kulturore, etj."

Duke vënë në pah praninë dhe rëndësinë e madhe të faktorit politik shqiptar në Maqedoni, Presidenti Topi vlerësoi diplomacinë ndërparlamentare, si një fushë shumë e rëndësishme bashkëpunimi, veçanërisht në kuadër të shkëmbimeve të ndërsjella të eksperiencës, sa i përket përafrimit të legjislacionit me atë të BE-së në kuadër të prioritetit të përbashkët të integrimit evropian.

Nga ana e tij, Kryeministri Gruevski vlerësoi vizitën e Presidentit shqiptar në forcimin e marrëdhënieve shumë të mira mes Maqedonisë e Shqipërisë, ndërsa siguroi se bashkëpunimi i gjithanshëm për përmbushjen e aspiratave të përbashkëta euroatlantike do të vazhdojë të fuqizohet edhe më tej në interes të dy vendeve dhe popujve fqinjë.
Topi-Gruevski: Zgjerim të bashkëpunimit Shqipëri-Maqedoni

Publikuar: 14.04.2010 | 18:34
Lexuar: 459 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime