E premte, 3.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aksioni i sotëm i polcisë me ç'rastë janë bastisur afro 20 shtëpi dhe janë privuar 18 persona është vazhdimësi e aksionit policor për zbardhjen e rastit të policit të vrarë të njësitit Alfa Afrim Arifi, më 26 nëntor të këtij viti.
Policia ndjek 18 persona pėr vrasjen e policit


Në këtë sulm në afërsi të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup mbetën të plagosur edhe dy pjesëtarë tjerë të njësitit Alfa.
"Sot në mëngjes duke filluar nga ora 4, në më shumë objekte, më saktë bëhet fjalë ëpr 20 objekte në rajonin e Shkupit, Haraçinës dhe Kumanovës është kryer bastisje nga ana e policisë me çrrastë për shkak të indikacioneve për përfshirje në atentatin apo për shkak të mundësisë se posedojnë informata të caktuara për kryerësit e sulmit në polici janë ndaluar 18 persona prej të cilëve 17 shtetas të Maqedonisë dhe një shtetas të Kosovës", deklaroi Ivo Kotevski, zëdhëëns I MPB-së.

Sipas Kotevskit të gjitha bastisjet janë ndërmarrë me vendim gjyqësor dhe gjatë tyre nuk është shkaktuar ndonjë incident Ndërkohë sipas tij bastisja në shtëpinë e botuesit të gazetës Koha Arben Ratkoceri ka ndodhur si rezultat I koincidencës. Mirëpo përgjigja e Kotevskit, në pyetjen se pikërisht kanë hyrë në shtëpinë e Ratkocerit, ishte shumë konfuze.

"Nuk kërkohet botuesi i Kohës, por vetëm bëhet fjalë për koincidencë rreth asaj që ai është botues i Kohës dhe në përgjtihësi bëhet fjalë për keqpërdorim të mediumit, meqë Koha në asnjë moment nuk është lëndë hetimi", shtoi Ivo Kotevski.

Sipas Kotevskit, personat e ndaluar po merren në pyetje dhe në rastë se do të konstatohet nevoja e procedimit të mëtejmë, atëherë ndaj personave që do të konstatohet se janë të involvuar në rastin do të ngritën edhe padi penale.

Bedri Rexhallari

Publikuar: 21.12.2008 | 01:30
Lexuar: 270 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime