Universiteti Shtetëror i Tetovës merr pjesë në këtë Panair të Arsimit dhe Karrierës, i cili mbahet në sallën e dytë të Panairit të Shkupit. Në tendat e USHT-së, gjatë ditës së parë të panairit vizitorët e shumtë u informuan me ofertën mësimore dhe shkencore për të gjitha planet dhe programet mësimore, si dhe pagesat e studimeve që ofron ky universitet.
USHT-ja në Panairin e Karrierës i cili u hap sot në Shkup ka prezantuar programet e veta për studime të rregullta, me korrespodencë, studimet master, si dhe projektet për trajnime të ndryshme.
Prezantimet e USHT-së kanë tërhequr sidomos vëmendjen e studentëve të ardhshëm, të cilët janë njohur në detaje me programet studimore që ofron USHT, ndërsa për punën në USHT-së kanë shprehur interesim të dukshëm edhe mediat e ndryshme elektronike dhe të shkruara.
Organizimi i panaireve të këtij lloji u ndihmon maturantëve që të njihen me mundësitë e gjetjes së zgjidhjeve më të mira për arsimimin e tyre të ardhshëm.
Universiteti Shtetëror i Tetovës merr pjesë në këtë Panair të Arsimit dhe Karrierës, i cili mbahet në sallën e dytë të Panairit të Shkupit. Në tendat e USHT-së, gjatë ditës së parë të panairit vizitorët e shumtë u informuan me ofertën mësimore dhe shkencore për të gjitha planet dhe programet mësimore, si dhe pagesat e studimeve që ofron ky universitet.
Organizatorët e këtij evenimenti, në programin e tyre kanë paralajmëruar edhe aktivitete të shumta përcjellëse, si: ligjërata, tryeza të rrumbullakëta dhe punëtori nga sfera e edukimit, mobilitetit, integrimit në strukturat e Bashkimit Evropian, etj., me përfaqësues të institucioneve arsimore dhe nga fusha e biznesit.
Në këtë panair marrin pjesë numër i konsiderueshëm i institucioneve arsimore, private dhe shtetërore, nga Maqedonia, ndërsa prezantohen edhe institucione nga Greqia, Hungaria, Holanda, Italia, Britania e Madhe, Austria, Gjermania, Shqipëria, Franca, Brazili, Spanja dhe SHBA.
Përndryshe, ky manifestim organizohet nga Panairi i Shkupit dhe Qendra Informative Arsimore nga Shkupi. Panairi i Arsimit dhe Karrierës është i hapur prej sot 14 prill, në orën 11, ndërsa gjatë dy ditëve në vijim për vizitorët do të hapet nga ora 10 deri në orën 20.00.