Për sa i përket bashkëpunimit në aspektin ekonomik ambasadori Kirnak premtoi ndihmë për grupën për zhvillim rural që ekziston në komunën e Gostivarit, në veçanti ofrim të ndihmës në zhvillimin e LEADER qasjes për zhvillim rural. Lidhur me këtë do të ketë një ndërlidhje me LAG (Local Action Group) të Sllovakisë për këmbim të përvojave të tyre në LEADER qasjen.
Kryetari i komunës së Gostivarit Dr.Rufi Osmani, sërish priti në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Shkup, Robert Kirnak. Qëllimi i vizitës ishte zgjerimi i bashkëpunimit të Sllovakisë me vendin tonë edhe në qytetet në brendi të vendit, me theks të veçantë Pollogun e Epërm.
Si pika konkrete të bashkëpunimit ishte nisma për vëllazërim me një komunë të Sllovakisë, pastaj promovimi i mundësivë për studim në Sllovaki për maturantët e shkollave të mesme.
Gjithashtu në bashkëpunim me ambasadën sllovake do të bëhet organizimi i manifestimit të ditës së Europës gjatë muajit maj në komunën e Gostivarit.
Për sa i përket bashkëpunimit në aspektin ekonomik ambasadori Kirnak premtoi ndihmë për grupën për zhvillim rural që ekziston në komunën e Gostivarit, në veçanti ofrim të ndihmës në zhvillimin e LEADER qasjes për zhvillim rural. Lidhur me këtë do të ketë një ndërlidhje me LAG (Local Action Group) të Sllovakisë për këmbim të përvojave të tyre në LEADER qasjen.
Kryetari Osmani dhe ambasadori Kirnak ranë dakord edhe për formimin e një biznes qendre për zhvillim ekonomik, qendër e cila do të shërbejë për trajnim dhe përforcim të resurseve njerëzore, zhvillimin ekonomik dhe promovimin e komunës së Gostivarit si destinacion për investime të huaja.
Kjo është hera e dytë që ambasadori sllovak takon kryetarin Osmani, takimi i parë u realizua në dhjetor të vitit 2009.