E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas informacioneve Prifti Kcira qenka larguar nga Kosova shkaku i forcave serbe, ai kishte dhënë një kontribut te madh për ndërtimin e xhamive në komunën e Pejës, ishte prijës i disa protestave kundër pushtuesit serb në Kosove, kishte lobuar për Kosovën dhe u kishte ndihmuar shumë shqiptareve të cilët emigruan në Amerikë.
Mė  kambane tė Kishės lajmėrohej iftari !!!






Adrian KAMBERI


Gjersa shikoja emisionin “PA RROTLLA”, dëgjova një të vërtetë nga mysafiri i këtij emisioni prof. dr. Muhamet Malaj, i fili fatkeqësisht ishte harruar nga të gjithë.

Behet fjalë për vitin 1999 (gjatë luftës se fundit ne Kosovë), ku ne fshatin Gllogjan të Pejës ishin te strehuar dhjetëra mijëra njerëz nga vendet të ndryshme të Kosovës. Mbretëronte një gjendje e mjerueshme, kur trishtimi, robëria, lodhja, varfëria dhe çdo gjë që na rrethonte na kishte bashkuar si kurrë me pare atë çka kishim e ndanim më të gjithë pa kursyer asgjë. Ishte koha e Ramazani-t dhe lajmërimi i syfyrit dhe iftarit ishte e pamundur, ndërsa prifti i Kishës se “Shën Andout” në Gllogjan, dom Kelmend Spaçi e krijon mundësin qe përmes kambanave të bëhet lajmërimi.

Por si ndodhi qe ky fakt i cili na dëshmon për tolerancën ndër-fetare në vendin tonë të heshtet për 10 vjet?!!!

Apo ndoshta jemi të prirë që vetëm gjerave negative t’ju japim prioritet?!

Them këtë duke u bazuar në rastin e Imamit Duka dhe Priftit Kcira.

Këto raste dhe raportimi i disa mediave të cilat pasqyruan vetëm njërën anë të “medaljes”, e disa të vetë quajtur analist që mendojnë që janë të gjithanshëm. Disa mysliman që duke i nënçmuar myslimanet mendojnë që do të bëhen evropian dhe disa katolik duke i nënçmuar katoliket mendojnë që do të bëhen të paanshëm dhe evropian! I ekzagjeruan situatat, filluan të nxisin dhune dhe futen në dyshim tolerancën fetare në Kosovë.

Të ndalemi të rasti Kcira. Një video pak a shumë e montuar, pushton vendin tonë. Dhe çuditërisht merret si e vërtet dhe si imazh i katolikeve ndaj besimit islam. Dhe për çudi as Ipeshkvia e Kosovës nuk reagon me kohë. Dhe Kcira bëhet njeri ndër personat më të urryer në vendin tonë, si nga myslimanet ashtu edhe katoliket, edhe për kundër kontributit të tij para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës.

Sipas informacioneve Prifti Kcira qenka larguar nga Kosova shkaku i forcave serbe, ai kishte dhënë një kontribut te madh për ndërtimin e xhamive në komunën e Pejës, ishte prijës i disa protestave kundër pushtuesit serb në Kosove, kishte lobuar për Kosovën dhe u kishte ndihmuar shumë shqiptareve të cilët emigruan në Amerikë.

Rasti i imamit Duka i cili përndjekjet nga Kosova pa u ditur arsyeja e vërtet, ishte një gjë shumë tronditëse! Njerëzit u shqetësuan shumë nga ky person edhe pse kishte ndihmuar shumë familje!

Por pa dashur të paragjykoj asnjërin rast a është i vërtet a jo, por edhe nëse janë të vërteta, atëherë është mendimi personal i tyre, dhe nuk mbajnë qëndrimet as të kishës e as të xhamisë, pa marrë parasysh se këta persona ju shërbejnë këtyre institucioneve fetare.

Sepse kjo mund të nxit dhune fetare në vendin tone e kjo më së paku na duhet. E deri me tash në Kosove nuk ka pasur probleme të këtij lloj, e këtë me se miri e tregon rasti i lartpërmendur dhe tek e fundit feja nuk mund të imponohet nga askush, çdo njeri ka të drejt e përzgjedhjes fetare. Thënë troç le të zgjedh cilën fe që dëshiron, veç të jetë ne rrugë të Zotit!

Pashko Vasa ka thënë “mos shikjoni kisha e xhamia, feja e shqiptarit asht shqiptaria”.



(Autori është absolvent i gazetarisë dhe ekonomisë )

Publikuar: 15.04.2010 | 05:08
Lexuar: 924 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime