E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Autobusat e sapoprodhuar do të jenë të dizajnuar si autobusët që janë shfrytëzuar për qarkullimin qytetar në vitet e pesëdhjeta dhe gjashtëdhjeta nga shekulli i kaluar në Shkup, informon ministri Janakieski pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Nėnshkruhet  marrėveshja pėr furnizimin e 202 autobusėve dykatėsh












Ministri i Transportit, Mile Janakiski sot nënshkroi marrëveshje për furnizimin e 202 autobusëve dykatësh, prej të cilëve 200 nga tipi i mbyllur në stilin retro dhe dy nga tipi i hapur për qarkullim urban me kompaninë kineze DOO "Xhengxhou Jutong Grupacioni".

Autobusat e sapoprodhuar do të jenë të dizajnuar si autobusët që janë shfrytëzuar për qarkullimin qytetar në vitet e pesëdhjeta dhe gjashtëdhjeta nga shekulli i kaluar në Shkup, informon ministri Janakieski pas nënshkrimit të marrëveshjes.

"Autobusët do të jenë të njohur eskluzivisht për Shkupin, që do të thotë do të jenë unikat dhe nuk do të vozitin në lokacione të tjera dhe nuk janë në prodhim serik. Këto i plotësojnë të gjitha standartet e duhura, përkatësisht kanë emision të gazrave "EURO 4", tahograf digjital, barrierë automatike drejtuese për karroca të invalidëve dhe fëmijëve, tërësisht janë të klimatizuar dhe shumë më të volitshëm nga autobusët të cilët për momentin po shfrytëzohen në kryeqytet", tha Janakieski. Një autobus do t'i dhurohet Ohrit për promovimin e turizmit.

Dërgesa do të zbatohet në tre vite. Deri në fund të vitit 2011 duhet të porositen të paktën 68 autobusë ose një e treta, deri në fund të vitit 2012, 68, ndërsa autobusët e tjerë do të porositen deri në fund të vitit 2013. Me dinamikë të njëjtë do të jetë edhe pagesa e autobusëve.

Drejtori i Evropës dhe Amerikës Veriore i kompanisë "Xhengjou Jutong Grupacioni" Guangmin Xhang informon se, Jutong është një ndër kompanitë më të mëdha për prodhimin e autobusëve në botë dhe ka motor i cili sipas cilësisë është menjëherë pas "Mercedes". Kjo kompani në ditë prodhon 150 autobusë.

Në pyetjen e gazetarëve se me cilin biznesmen të Maqedonisë bashkëpunon kompania kineze dhe a ka lidhje me Orce Kamçev, Xhang u përgjigj se ka bashkëpunim me komapaninë "Iv" të Zhivko Panovski dhe se me Kamçev nuk ka bashkëpunim.

Komapnia kineze "Xhenxhou Jutong Grupacioni" ishte zgjedhur si ofrues më i volitshëm në procedurën e zbatuar për furnizim publik në të cilën ofroi 35 milionë euro për përpunimin e 200 autobusëve dykatësh nga tipi i mbyllur dhe rreth 310 mijë euro për të dytë nga tipi i hapur.

Për rinovimin e parkut të automjeteve të ndërrmarjes për trafik publik në Shkup, para disa muajve ishte nënshkruar marrëveshja për furnizimin e 80 autobusëve tek dhe katër autobusë fizarmonikë me kompaninë ukrainase "Lvivski autobusni zavodi LTD". Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më 1 prill publikoi edhe furnizimin publik të 16 autobusëve për qarkullim qytetar.

Publikuar: 15.04.2010 | 09:11
Lexuar: 543 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime