Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski theksoi se miratimi i kredisë është me rëndësi të madhe dhe e tregon mbështetjen e që IFC ia jep ekonomisë së Maqedonisë në këtë kohë të krizës. IFC, shtoi Stavreski, në mënyrë praktike e vlerëson si të mirë ambientin investues në vend.
NLB Tutunska Banka sot nënshkroi Marrëveshje me Korporatën ndërkombëtare financiare (IFC) për kredi afatgjate prej 25 milionë eruo. Mjetet do të dedikohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
"Realizimi i këtij aranzhmani kreditor ndodh në kohën e duhur kur kompanitë kanë nevojë nga mbështetja financiare shtesë dhe në kushte të krizës më të madhe globale", tha drejtori i Tutunska Bankës, Gjorgi Jançevski para nënshkrimit të Marrëveshjes.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave Zoran Stavreski theksoi se miratimi i kredisë është me rëndësi të madhe dhe e tregon mbështetjen e që IFC ia jep ekonomisë së Maqedonisë në këtë kohë të krizës. IFC, shtoi Stavreski, në mënyrë praktike e vlerëson si të mirë ambientin investues në vend.
"Kjo është huaja e parë e IFC-së e nënshkruar në Maqedoni në dy vitet e fundit. Qeveria e Maqedonisë bëri diçka shumë të rëndësishme për zbutjen e pasojave nga ngecja lobale ekonomike, ndërsa ekonomia e tregoi rezistencën dhe qëndrueshmërinë e vet në këtë kohë të vështirë", vlerësoi përfaqësuesi i Korporatës ndërkombëtare financiare Daniele Xhovani.