Telefonat e rinj Nokia S3, Nokia E5 dhe Nokia S6 kanë tastaturë komplete QWERTYq, e cila mundëson dërgim momental të porosive dhe qasje në postën elektronike. Telefonat do të jenë të qasshëm gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të këtij viti me çmim prej 90, 180 dhe 220 eurove.
Kompania Nokia kumtoi se ka lëshuar në shitje tre modele "të mençura" të telefonëve, prej të cilëve më i liri është me çmim prej 90 eurove, për të tërhequr konsumatorë të rinj në tregjet në ekspanzion.
Telefonat e rinj Nokia S3, Nokia E5 dhe Nokia S6 kanë tastaturë komplete QWERTYq, e cila mundëson dërgim momental të porosive dhe qasje në postën elektronike. Telefonat do të jenë të qasshëm gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të këtij viti me çmim prej 90, 180 dhe 220 eurove.
S3 ka kamerë prej 2 mp. ekran prej 2,4 inçëve dhe qasje deri tek Ovi mejl dhe Ovi çet, si dhe bazë për kartelë memorike prej 8 gb.
S6 ka ekran prej 3,2 inçëve i cili punon me prekje, tastaturë komplete e cila nxirret dhe kamerë prej 5 mp.
E5 është i dedikuar për biznes-konsumatorët dhe ka numër të madh të biznes-aplikimeve të qasshme përmes shitores virtuale të Nokia-s, Ovi stor.