Në tubimin treditor për vlerësimin e mënyrës sipas së cilës ëshë reaguar ndaj pandemisë, Mekenzi theksoi se pandemia e tanishme, sipas rrezikut, është e barabartë si edhe epidemitë e gripit në vitet 1957 dhe 1968, kur nga kjo sëmundje jetën e kanë humbur dy, përkatësisht një milion njerëz.
Pandemia e gripit A, të cilin e shkakton virusi H1N1, ende paraqet rrezik, posaçërisht për njerëzit e rinj dhe të shëndoshë, paralajmëroi Xhon Mekenzi, i cili është njeriu i parë i KOmitetit për raste emergjente pranë Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH).
Në tubimin treditor për vlerësimin e mënyrës sipas së cilës ëshë reaguar ndaj pandemisë, Mekenzi theksoi se pandemia e tanishme, sipas rrezikut, është e barabartë si edhe epidemitë e gripit në vitet 1957 dhe 1968, kur nga kjo sëmundje jetën e kanë humbur dy, përkatësisht një milion njerëz.
Ai, mes tjerash, tregoi se ekziston një dallim - rastet e vdekjes janë vërejtur shumica tek grupi i njrëzve të rinj dhe të shëndoshë, e jo tek të moshuarit, si në dy rastet paraprake.
Ky ekspert australian, gjithashtu shtoi se askush nga komiteti 15-anëtarësh për raste emergjente pranë OBSH nuk ka qenën nën presion të kompanive farmaceutike gjatë vendosjes.
Sipas të dhënave të OBSH-së, nga gripi i ri A, nga prilli i vitit të kaluar, kur u paraqit në Meksikë, kanë vdekur 17.700 njerëz, por numri i saktë do të konfirmohet për një apo dy vite.