E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ekspozita në Çifte Hamam, ku do të vendosen 50 fotografi për Edirnen, të krijuara nga artistët nga Kirgistani, Bashkurdistani, Saha-Jakut, Kazakistani, Turkmenistani, Gagvuzjeri, Republika turke e Qipros Veriore, Uzbekistani, Shqipëria, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Turqia do të zgjasë katër ditë.
Ditėt e Edernes nė Maqedoni











Vilajeti i Edernes në kuadër të programit "Ditët e Edirnes në Maqedoni" prej 15 e deri më 18 prill do të organizojë aktivitete të ndryshme nga sfera e kulturës, artit dhe informimit në disa qytete nëpër Maqedoni, mes të cilave në Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Ohër.

Aktivitetet do të fillojnë sot me forumin "Takim i afaristëve", ndërsa do të vazhdojnë sonte në galerinë Çifte Hamam me hapjen e "Ekspozitës së fotografive nga Ederne".

Ekspozita në Çifte Hamam, ku do të vendosen 50 fotografi për Edirnen, të krijuara nga artistët nga Kirgistani, Bashkurdistani, Saha-Jakut, Kazakistani, Turkmenistani, Gagvuzjeri, Republika turke e Qipros Veriore, Uzbekistani, Shqipëria, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Turqia do të zgjasë katër ditë.

Në Teatrin turk në Shkup do të mbahet edhe koncert i Grupit për muzikë klasike (hostorike) turke.

Në kuadër të programit të "Ditëve të Edernes në Maqedoni", nesër në Universitetin në Tetovë do të organizohet panel debat, ndërsa ditën e njëjtë aktivitetet vazhdojnë në Gostivar, ku në Xhaminë e Sahatit do të mbahet riti fetar - Mevludi. Më pas, në Shtëpinë e Kulturës në Gostivar është planifikuar koncert i Grupit të muzikës klasike (historike) turke.

Delegacioni i Edernes nesër do ta vizitojë edhe kryetarin e komunës së Gostivarit, Rufi Osmanin, ndërsa programi vazhdon pasnesër me vizitën tek kryetari i komunës së Ohrit, Alksandar Petreski.

Aktivitetet përfundojnë të shtunën me koncert të Grupit për muzikë klasike (historike) turke në Shtëpinë e kulturës "Gligor Përliçev" në Ohër.

Publikuar: 15.04.2010 | 16:35
Lexuar: 822 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime