Programi Fulbrajt për shkëmbim të studentëve ekziston në Maqedoni nga pavarësimi i vendit dhe deri tani në të kanë participuar 77 qytetarë të Maqedonisë, njofton Ambasada e SHBA-së në elaborimin për mediat për takimin e djeshëm të ambasadorit Filip Riker me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovski.
Ambasada e SHBA-së: Participimi i Maqedonisë në Programin Fulbrajt do të mundësojë inkuadrim të më shumë studentëve
Programi Fulbrajt për shkëmbim të studentëve ekziston në Maqedoni nga pavarësimi i vendit dhe deri tani në të kanë participuar 77 qytetarë të Maqedonisë, njofton Ambasada e SHBA-së në elaborimin për mediat për takimin e djeshëm të ambasadorit Filip Riker me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Pero Stojanovski.
Në takim u bisedua për mundësinë që Qeveria e Maqedonisë financiarisht të marrë pjesë në programin, i cili është i fokusuar në përforcimin e lidhjeve mes dy vendeve, e çka deri tani tërësisht është i financuar nga Qeveria e SHBA-së.
Pjesëmarrja e Maqedonisë në program do të mundësonte më shumë qytetarë të inkuadrohen në program dhe mundësi që më shumë studentë ta vazhdojnë arsimin e tyre në SHBA, thuhet në elaborimin e Ambasadës amerikane në Shkup.