E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pas ndalimit të udhëtimeve në Novergji dhe Skoci, sot në mëngjes edhe Britania dhe Suedia kanë njoftuar mbylljen e thuajse të gjithë lëvizjeve ajrore, duke e konsideruar si shumë të rrezikshëm këtë lloj transporti.
Islandė, riaktivizohet vullkani










Shpërthimi i vullkanit islandez në akullnajën Eyjafjallajökull ka penguar udhëtimet ajrore në Britaninë e Madhe dhe në Skandinavi.

Pas ndalimit të udhëtimeve në Novergji dhe Skoci, sot në mëngjes edhe Britania dhe Suedia kanë njoftuar mbylljen e thuajse të gjithë lëvizjeve ajrore, duke e konsideruar si shumë të rrezikshëm këtë lloj transporti.

Një ditë më parë mijëra persona u evakuuan në Islandë, si masë parandaluese për efektet që mund të kishte shpërthimi i vullkanit. Aktivizimi i vullkanit ndodhi në fund të marsit, hera e parë që prej vitit 1823. Të mërkurën u regjistruan edhe lëvizje të ndryshme sizmike si dhe përmbytje që mund të shkaktojnë shkrirjen e akullit.

Hiri që po del nga vullkani shkakton rrezik për avionet.

Ky hi është prodhuar nga shpërthimi i një vullkani që gjendej nën një akullnajë në jug të Islandës.

Më shumë se 800 njerëz janë evakuar të mërkurën nga shtëpitë e tyre në atë zonë pasi u raportua se akullnaja po shkrinte.

Të enjten në mëngjes ndërpreja e trafikut ajror u shtri nga Britania deri në vendet skandinave.

Shumica e aeroporteve britanike ose kanë ndërprerë ose kanë ulur dukshëm punën.

Aeroportet e tjera të prekura janë edhe ato të Finlandës, Norvegjisë dhe Suedisë.

Hiri thuhet të jetë 6 deri në 11 kilometra i lartë dhe fluturimet janë anulluar pasi ai mund të dëmtojë motorrët e avionëve.

Publikuar: 15.04.2010 | 17:30
Lexuar: 747 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
magbule (17/04/2010 15:11:48) Po qa me komentu medoi qe ky eshte fillimi i kiametit edhe nuk do te ndalet vetem do te zgjerohet deri te shkrin te gjith globin tokesor eshte shum e qart kjo ?

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime