E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Borxhi shtetëror i Greqisë tani është 300 miliardë euro, ndërsa deficiti buxhetor i vendit në vitin 2009 ishte në nivelin prej 12,9 për qind nga BPV.
Borxhi shtetėror i Greqisė deri nė vitin 2012 mund tė arrijė mbi 135 pėr qind nga BPV












Borxhi shtetëror i Greqisë deri në vitin 2012 mund të arrijë madje edhe ta tejkalojë nivelin prej 135 për qind nga bruto prodhimi vendor (BPV) të vendit, vlerëson ish ekonomisti i Fondit monetar ndërkombëtar (FMN), Sajmon Xhonson.

Sipas tij, edhe sikur Qeveria në Athinë t'i plotësojë obligimet e ndërmarra nga plani për stabilizim edhe sikur kamatat për financimin e borxhit shtetëror të mbeten në nivel prej gjashtë për qind, borxhi gjatë vitit 2012 do të jetë mbi 135 për qind.

Borxhi shtetëror i Greqisë tani është 300 miliardë euro, ndërsa deficiti buxhetor i vendit në vitin 2009 ishte në nivelin prej 12,9 për qind nga BPV.

Xhonson vlerëson se parashikimet e Athinës për zvogëlimin e BPV-së gjatë këtij viti për tre për qind, në vitin 2010 për shtatë, ndërsa në vitin 2012 për një për qind, nuk janë joreale.

Të dielën vendet-anëtare të eurozonës publikuan se janë të përgatitura Greqisë t'i japin kredi me lartësi prej 30 miliardë euro me kamatë prej pesë për qind, që është për një të tretën më pak nga shkalla tregtare e kamatës.

Kahas kësaj pritet edhe FMN-ja t'i miratojë kredi Greqisë në lartësi prej 10 deri 15 miliardë euro.

Publikuar: 15.04.2010 | 17:35
Lexuar: 449 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime