E premte, 10.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Revista amerikane Tajm ka zgjedhur presidentin e ardhshëm Barak Obama si personin e vitit për 2008-tën. Revista Tajm e vlerëson gjithashtu zotin Obama për mënyrën e shpejtë dhe profesionale të krijimit të administratës së tij, duke e filluar këtë proces që ditën pas fitores së tij historike.
Barak Obama Personi i Vitit pėr 2008-tėn i revistės Tajm






Kjo revistë shkruan se zoti Obama ka arritur të mbizotërojë jetën publike brënda një kohe të shkurtër në skenën kombëtare. Në të thuhet se presidenti i ardhshëm kapërceu pengesat shoqërore shekullore për t’u bërë presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara.

Revista Tajm e vlerëson gjithashtu zotin Obama për mënyrën e shpejtë dhe profesionale të krijimit të administratës së tij, duke e filluar këtë proces që ditën pas fitores së tij historike.

Presidenti i zgjedhur i tha revistës Tajm se ai shpreson të zgjidhë një numër çështjesh gjatë 2 vjetëve të parë në detyrë, si rigjallërimi i ekonomisë, mbyllja e burgut në gjirin e Guantanamos dhe tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku.

Mes personaliteteve që janë emëruar si personi i vitit nga revista Tajm janë këngëtari irlandez i rokut, Bono, themeluesi i Mikrosoftit, Bill Gejts, ish kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, dhe 3 prej presidentëve më të fundit amerikanë, President Xhorxh Bush, babai i tij, Xhorxh H.W. Bush, dhe presidenti Bill Klinton. VOA

Publikuar: 21.12.2008 | 02:47
Lexuar: 229 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime