E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Anëtarët e Kuvendit të BFI-së i dhanë përkrahje të parezervë Reis ul Ulema dhe Rijasetit të BFI, që edhe më tej fuqishëm të qëndroj në kërkesat e saj me të cilat mbrohen interesat e BFI dhe të myslimanëve në vend. Në rast se këto çështje nuk zgjidhen në favor të BFI-së me të cilat po diskriminohet Bashkësia Fetare Islame e RM, Kuvendi i BFI kërkoi nga Rijaseti i BFI, se nuk ka bazë morale dhe etike që ajo të jetë pjesë e Konferencës për dialog ndërfetarë dhe ndërkulturorë
BFI kushtėzon pjesėmarrjen nė Konferencėn pėr dialog ndėrfetar










BFI kërcënon se nuk do të marrë pjesë në Konferencën për dialog ndërfetar dhe ndërkulturor, e cila planifikohet që të mbahet në Ohër nga 06 – 09 maj 2010 në rast se nuk gjendet zgjidhje konkrete për çështjen e xhamisë Burmali, denacionalizimit të pronës së vakëfit, xhamisë së Prilepit dhe xhamisë në fshatin Llazhec të Manastirit.
BFI vlerëson se edhe pas takimeve të zhvilluara të kryetarit të saj Sulejman Rexhepit me Presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe disa ministra, ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje të saktë për fatin e këtyre objekteve fetare-islame.

“Anëtarët e Kuvendit të BFI-së i dhanë përkrahje të parezervë Reis ul Ulema dhe Rijasetit të BFI, që edhe më tej fuqishëm të qëndroj në kërkesat e saj me të cilat mbrohen interesat e BFI dhe të myslimanëve në vend. Në rast se këto çështje nuk zgjidhen në favor të BFI-së me të cilat po diskriminohet Bashkësia Fetare Islame e RM, Kuvendi i BFI kërkoi nga Rijaseti i BFI, se nuk ka bazë morale dhe etike që ajo të jetë pjesë e Konferencës për dialog ndërfetarë dhe ndërkulturorë e cila planifikohet që të mbahet në Ohër nga 06 – 09 maj 2010, dhe për qëndrimin e saj të informojë Bashkësitë Fetare dhe asociacionet ndërkombëtare, llojet e ndryshme të organizimit fetar islam si dhe personalitete të shquara në Evrope dhe botë.

Pjesëmarrja jonë në gurëthemel të objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme ishte edhe një mesazh për bashkëjetesë, me këtë rast për herë të parë arritëm që në një solemnitet të këtillë të paraqiten në mënyrë të barabartë përfaqësuesit e pesë bashkësive fetare në Maqedoni”, deklaroi Abaz Islami, zëdhënës i BFI-së

Publikuar: 15.04.2010 | 20:42
Lexuar: 497 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime