E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Probleme me deponinë, sipas ministrit të Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi ka në të gjitha rajonet e planifikuara në Maqedoni. Ai informoi se Qeveria ka marrë vendim që dy rajone të financohen përmes instrumentit për ndihmë paraqasëse - IPA, ndërsa për të tjerët të fillohet procedura për dhënie nën koncesion për fianncim, projektim, ndërtim dhe menaxhim me deponitë.
Me koncesion deponitė










Në kuadër të Komisionit të Kuvendit për transport, lidhje dhe ekologji sot u mbajt debat mbikëqyrës me temë deponi dhe grumbullim i mbeturinave, kontrollim i kompetencave të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe komunave, me kthesë të veçantë në deponinë rajonale Rusino.

Probleme me deponinë, sipas ministrit të Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, Nexhati Jakupi ka në të gjitha rajonet e planifikuara në Maqedoni. Ai informoi se Qeveria ka marrë vendim që dy rajone të financohen përmes instrumentit për ndihmë paraqasëse - IPA, ndërsa për të tjerët të fillohet procedura për dhënie nën koncesion për fianncim, projektim, ndërtim dhe menaxhim me deponitë.

"Deponia 'Rusino' është paraparë që të funksionojë si rajonale dhe t'i shërbejë të gjitha komunat në rajonin e Pollogut, për ndërtimin e të së cilës konform standardeve të BE-së, nevojiten rreth 12 milionë euro", tha Jakupi në fjalimin para anëtarëve të Komisionit, kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve nga sektori joqeveritar.

Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Tahir Hani, se cilat hapa ndërmerren për zgjidhjen e problemit me deponitë në rrethinën e Ohrit, Strugës dhe të Dibrës, Jakupi sqaroi se muajin e ardhshëm do të shpallet tender për dhënie të deponisë nën koncesion dhe se paralelisht do të zhvillohen negociata për partneritet publik-privat me ndrëmarrjet komunale nga rajonet.

Në Maqedoni duhet të ndërtohen tetë deponi rajonale sanitare, të cilat duhet t'i zëvendësojnë 54 deponitë ekzistuese të regjistruara dhe qidra deponive ilegale që duhet të mbyllen dhe të rikultivohen. Për ndërtimin e deponive rajonale nevojiten rreth 80 milionë euro, ndërsa për mbylljen e deponive komunave dhe ilegale nevojine rreth 35 milionë euro

Publikuar: 15.04.2010 | 21:17
Lexuar: 627 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime