E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka mbaruar pauza përsa i përket punës në një televizion për kantautorin dhe regjizorin e njohur, Bojken Lako. Pasi punoi për vite me radhë për të krijuar profilin e tij artistik individual, duke sjellë në Shqipëri rrymën rok, të cilën e ka të preferuarën e tij, Bojkeni iu dedikua “Top Channel” duke shpenzuar gjithë kohën e tij prapa kuintave, kryesisht si regjizor dhe udhëheqës artistik. Nuk e dimë se si mund të ndjehet një artist në këto raste, një imazh i njohur i muzikës, i cili punon që të tjera fytyra të promovohen. Megjithatë i qetë dhe i përkushtuar, ai arriti të lërë gjurmët e punës së tij në shumë formate televizive muzikore dhe argëtuese të suksesshme. Pas largimit nga ky televizion, Bojkeni rigjeti kohën që ia kishte mohuar për shumë kohë, krijimtarisë së tij muzikore. Dhe menjëherë erdhi albumi i ri, klipet, pjesëmarrja në festivale dhe angazhimet në koncerte të ndryshme. Ndërsa tani i rikthehet përsëri televizionit, kësaj here te “Klan”, si drejtues artistik dhe regjizor i spektaklit “Akademia e Yjeve”. Le të mësojmë më shumë rreth kësaj risie në backgraundin e tij artistik.
Bojken Lako - Emocionet e eksperiencės sė parė nė njė reality show






















Ermira Shpetimi


Bojken je tek “Akademia e Yjeve”. Si lindi ky bashkëpunim?

Ishte një propozim i producentes së këtij spketakli, Zana Çela, që të isha unë regjizor dhe drejtues artistik. Mu duk propozim interesant, pasi të merresh me talente të reja është një gjë e bukur. Është një format që po më intrigon gjithnjë e më shumë që ta zbuloj.

A keni qenë ju në stafin e përzgjedhjes së konkurentëve?

Unë mbërrita në fazën e tretë, kur ishin bërë dy seleksionime të para dhe natyrisht thashë fjalën time në këtë moment të rëndësishëm të përzgjedhjes.

Si ju duken prurjet e reja, po të kemi parasysh dhe eksperiencën tuaj të dikurshme të ngjashme tek “Ethet”?

Interesante për momentin, pasi është shumë shpejt për të folur. Duhet të kemi parasysh se konkurentët aty janë fare pa eksperiencë, mbase me ndonjë përjashtim të vogël. Por gjithsesi, për sa shoh deri tani, jam entuziast.

Si ju duket fakti që do iu duhet të punoni kaq gjatë me këta individë, që siç thoni edhe vetë, ata presin që ju t’i bëni këngëtarë?

Në produksionet e ndryshme muzikore, unë kam punuar shpesh edhe me të rinj, madje më ka pëlqyer shumë të punoj me ta, por për një kohë të shkurtër. Kjo është hera e parë që do më duhet të punoj kaq gjatë me ta, por shoh se ata kanë dëshirë të mësojnë dhe na e bëjnë punën më të lehtë, jo vetëm mua, por edhe dy kolegëve të mi, Sokol Marsit dhe Kristi Popës.

Ky spektakël ka edhe pjesën reality, i cili e bën edhe më popullor. Si regjizor çfarë do të thotë për ju të shohësh këta të rinj edhe në jetën e tyre përtej fushave ku konkurojnë?

Ky është një format i njohur në botë me emrat “Fame story” ose “Amici”. Natyrisht që ndarja e gjërave të zakonshme me publikun bën që këta të fundit të afeksionohen më shumë me ta. Por karizma e secilit nuk mjafton, para asaj që do të japin në spektakël, pasi aty do të jetë një juri profesioniste që do t’i vlerësojë.

Ju thoni “Akademia e Yjeve”. Në fakt sa besoni që spektakle të tilla mund të fabrikojnë yje?

Ky është një emër me të cilin e kanë pagëzuar të tjerët. Le të themi se ky është hapi i parë që i çon këta të rinj drejt rrugës së famës e pse jo për t’u bërë nesër edhe yje.

Në fakt ju si artist, si mendoni, sa talente të vërtetë duhet të zbulojë ky spektakël që ta quajë të përmbushur misionin e tij?

Mendoj se po të zbulojmë dy këngëtarë të mirë, natyrisht falë mësimdhënies së përditshme, misioni është përmbushur.

Ju keni punuar për shumë vite në “Top Channel”, si është të punosh në “Klan”?

Shumë mirë, ndjehem komod pasi me stafin kemi një komunikim shumë të mirë.

Meqë folët se çfarë do të marrin të rinjtë pjesëmarrës nga ky spektakël, nga përkushtimi i gjithë stafit, po ju vetë në mbarim të tij çfarë do fitoni?

Mendoj se të punosh me të rinj fiton një energji pozitive dhe vitalitet prej tyre, fiton njohje të reja, kontakte shumë të mira profesionale dhe njerëzore, si dhe eksperiencën e re falë punës në një reality show.

Publikuar: 15.04.2010 | 13:05
Lexuar: 430 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime