Për eurodeputetin slloven është shumë pozitive që eurokomisari i ri për zgjerim Shtefan Fule aktivisht është përfshirë në tejkalimin e problemit me emrin.
Raportuesi për Maqedoninë në parlamentin evropian Zoran Taler nga politikanët e Maqedonisë kërkon pragmatizëm dhe proaktivitet në çështjen për emrin me Greqinë, si dhe "vendime të mençura për kontesin e pabesueshëm".
"Ju jeni maqedonas dhe do të mbeteni të tillë edhe të paramendohet ndonjë emër i ri artificial. Ju jeni ata që ndjeni se jeni. Ju keni të drejtë, ndërsa në Bruksel e dimë këtë. Kjo është situatë shizofrenike që duhet të zgjidhet përmes politikanëve. Për fat të keq, ai që është brenda Bashkimit Evropian ka më shumë të drejtë", porositi eurodeputeti slloven Taler në ligjerimin me temë "Integrimi i Maqedonisë në BE dhe çështja për emrin", të mbajtur në kuadër të Ditëve të 13-ta të arsimit dhe karrierës.
Ai megjithatë thotë se është i domosdoshëm kompromisi për emrin për zhbllokimin e evrointegrimeve të Maqedonisë, sepse, siç theksoi, ajo e paguan çmimin.
"Ndoshta ata politikanë të cilët do të vendosin të gjejnë zgjidhje dhe kur ajo të sillet, së pari do të quhen tradhtarë, por nga rasti im në sjelljen e zgjidhjes kompromise me anëtarët e vjetër të BE-së, e cila i mundësoi Sllovenisë të hyjë në Union, mund t'ju them se kjo ka zgjatur vetëm gjashtë muaj", tha Taler.
Për eurodeputetin slloven është shumë pozitive që eurokomisari i ri për zgjerim Shtefan Fule aktivisht është përfshirë në tejkalimin e problemit me emrin.
"Vendi i juaj është dera për anëtarësimin e tërë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Për këtë shkak është mirë se Fule kuptoi se duhet t'i ndihmojmë Maqedonisë, e me këtë ta hapim edhe derën për Ballkanin Perëndimor", tha Taler.
Evrodeputeti kërkon që krahas ndërmjetësuesit Nimic në tejkalimin e problemit mes Maqedonisë dhe Greqisë, të përfshihen edhe Parisi dhe Berlini dhe së bashku me Uashingtonin ta thonë fjalën e tyre për rastin.
Sipas tij, posaçërisht është me rëndësi të vazhdohet me integrim më të shpejtë të Maqedonisë në BE për shkak të stabilitetit dhe ardhmërisë së rajonit.
"Po tentoj ta inkurajoj sjelljen e zgjidhjeve më të shpejta dhe të vendoset fokusi në mbajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit, të cilit i nevojitet kulturë e re e kuptimit të empatisë, posaçërisht nga Greqia si vend më i vjetër anëtar i BE-së nga Ballkani", tha Taler.
Greqia, siç theksoi, mund të luajë rol kyç në Ballkan, por kjo në këtë moment nuk po ndodh dhe është e margjinalizuar në zgjidhjen e problemeve për shkak të kontestit me emrin me Maqedoninë. Për Talerin, Axhenda 2014 e kryeministrit grek Jorgos Papandreu premton se punët do të shkojnë në të mirë.
"BE-ja duhet t'i transmetojë porosi Greqisë - Ne jemi solidarë me Ju, por presim edhe Ju të jeni solidarë me Ne, sepse zgjerimi me Ballkanin është kyç për stabilitetin e Evropës", tha Taler.