E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shitjen më të madhe në tre muaj e parë të këtij viti pati kompania "Hjulid Pakard" (15,3 milionë copë), edhepse pjesëmarrja e saj në tregun botëror mu në këtë periudhë ra për 18,2 për qind në krahasim me 19,3 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ritet shitja e kompjuterėve personal ne botė












Shitja e kompjuterëve personal në botë në tremujorin e parë u rrit për 27,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në 84,3 milionë copë, para së gjithash, për shkak të kërkesës së shtuar në Evroëë, Afrikë dhe në Lindjen e Afërt, kumtoi kompania amerikane "Gartner".

Rritja e realizuar e shitjes së kompjuterëve personal është më e madhe nga parashikimet paraprake të "Gartner", analistë të së cilës pritnin rritje prej 22 përqindëve.

Analisti Mikako Katagava tregon se rritja e shitjes është e lidhur me ndërrimin masovik të kompjuterëve të vjetëruar me të rinj, si dhe me kërkesën në rritje të kompjuterëve në segmentin afarist. Kontribut të veçantë në rritjen e shitjes pati edhe sistemi i ri operativ "Vindous 7".

Shitjen më të madhe në tre muaj e parë të këtij viti pati kompania "Hjulid Pakard" (15,3 milionë copë), edhepse pjesëmarrja e saj në tregun botëror mu në këtë periudhë ra për 18,2 për qind në krahasim me 19,3 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në vend të dytë sipas shitjes, u gjend kompania "Acer", e cila në treg vendosi 12 milionë kompjuterë, e më pas vijojnë "Dell", "Lenovo", "Asus"...

Publikuar: 16.04.2010 | 00:32
Lexuar: 515 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime