Do të fillojmë me atë që do të dërgojmë për herë të parë në histori atronautë në asterodi. Deri nga mesi i viteve të 30-ta, besoj se do të mund të dërgojmë njerëz në orbitën e Marsit dhe do t'i kthejmë të sigurt në Tokë", deklaroi presidenti amerikan.
Presidenti amerikan Barak Obama deklaroi se SHBA-ja planifikon të dërgojë një ekuipazh kozmik në Mars.
Duke folur për Qendrën kozmike në Kejp Kanaveral, në Floridë, Obama tha se deri në vitin 2025 do të bëhet anije e re kozmike për udhëtime të gjata.
Do të fillojmë me atë që do të dërgojmë për herë të parë në histori atronautë në asterodi. Deri nga mesi i viteve të 30-ta, besoj se do të mund të dërgojmë njerëz në orbitën e Marsit dhe do t'i kthejmë të sigurt në Tokë", deklaroi presidenti amerikan.
Ai shtoi se për pesë vitet e ardhshme janë ndarë gjashtë miliardë dollarë për programet e NASA-s. Ato para u dedikohen hulumtimeve robote të sistemit polar, misione tër eja në Mars si dhe teleskop të ri, ndërsa do të rritet edhe mbikëqyrja e Tokës për shkak të kuptimit të klimës.
Obama i hodhi poshtë kritikar se në këtë rajon nuk është mirë të punohet me sektorin privat.
Ai paralajmëroi se do të investohen tre miliardë dollarë për hulumtim që të prodhohet raketë përparimtare me bartje të madhe. Deri në vitin 2015 duhet të përfundoj disejni i ri i raketës, ndërsa më pas të fillojë prodhimi.
"Me planin e ri, në të ardhmen shumë më shpejtë dhe më shpesht do të shkohet në kozmos", theksoi ai.
Duke shpjeguar se pse i ka ndërprerë planet e paraardhësit të tij për dërgim të raketës në Hënë, ai tha se gjatë viteve të ardhshme situata ka ndryshuar dhe nuk ka më garë në kozmos, por bashkëpunim.
"Atje veçse kemi qenë", shtoi ai. Me planin e ri do të hapen 2.500 vende pune në Floridë, ndërsa rreth 10.000 në gjithë shtetin për disa vite.