E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Ne sot prezantojmë punën e 1 viti, ku kemi paraqitur në mënyrë të përmbledhur esencën e asaj që ne kuptuam nga 2 banesa tradicionale të Gjirokastrës, ndërhyrjen dhe propozimin që ne bëjmë për funksionin e ri të tyre", shprehet Merxhani.
Trashėgimia kulturore nė njė ekspozitė







Suada Daci

- 32 punime kërkimore dhe materiale grafike mbi disa pjesë të trashëgimisë Kulturore Botërore u paraqitën sot në ekspozitën "Ringjallja e Trashëgimisë", organizuar nga Fondacioni suedez "Trashëgimia Kulturore pa Kufij", (CHwB).
Arkitekti Kreshnik Merxhani tha për ATSH-në se "ekspozita përbëhet nga 32 punime, 6 janë punime të monumenteve nga Kosova, 20 punime janë të studentëve të Universitetit Mbretëror të Stokholmit në një kurs masteri për restauro mbi Gjirokastrën, dhe 6 punime janë nga projekti i restaurimit të 2 banesave të monumenteve në Gjirokastrës".
"Ne sot prezantojmë punën e 1 viti, ku kemi paraqitur në mënyrë të përmbledhur esencën e asaj që ne kuptuam nga 2 banesa tradicionale të Gjirokastrës, ndërhyrjen dhe propozimin që ne bëjmë për funksionin e ri të tyre", shprehet Merxhani.
Ai sqaroi se "kemi bërë plane të përgjithshme në kontekstin urban ku ndodhen objektet, matje të planimetrive të paraqitura, dhe më pas ne analizojmë në mënyrë të detajuar funksionin e ri që do të marrin për t'i rigjallëruar këto objekte".
Arkitekti Merxhani thotë se fondacioni (CHwB) është marrë me restaurimin e banesave të familjes Babameto. "Iliaz Babameto ka qënë drejtor i ateliesë së Restaurimeve në Gjirokastër dhe për ne është një nder që po merremi me banesat e tij".
Ai shtoi se "puna jona do ta vlerësojë pjesët autentike të objektit, por do të japë dhe një funksion për të mos lëne një investim pa një qëllim".
Duke e cilësuar këtë ekspozitë shumë profesioniste, këshilltari i Kryeministrit për Trashëgiminë Kulturore, Neritan Ceka, tha se "nga aktorët në terren do të dëshironim shembuj të tjerë si të këtij fondacioni, dhe strategjia jonë duhet të ndryshojë në mënyrë rrënjësore, dhe të ketë jo vetëm restaurim, por edhe rivitalizim".
"Trashëgimia Kulturore pa Kufij" është një fondacion suedez i krijuar në 1995 si reagim ndaj shkatërrimit të Trashëgimisë kulturore në Bosnje Hercegovinë.
CHwB ka hapur tre degë në Ballkan, në Bosnje Hercogovinë, në Kosovë dhe në Shqipëri. Që prej themelimit fondacioni ka kryer restaturimin e 20 monumenteve të kulturës me rendësi kombëtare në Bosnje Hercogovinë, mbi 15 monumente të Kosovës. Ndërsa në Shqipëri fondacioni po punon në projektin "Gjirokastra 2009-2010" në bashkëpunim me Organizatën për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastërs, MTKRS, etj.
Ky projekt është përqëndruar në restaurime dhe trajnime në Qëndrën Historike të qytetit të Gjirokastrës që mbrohet nga UNESCO. Ky projekt përfshin restaurimin e plotë të 2 ndërtesave monument kulture (të familjes Babameto), deri në vitin 2011, duke i ringjallur dhe duke u dhënë atyre disa funksione, (një bujtinë, një hapësirë, etj).
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 18 prill.
Gjithashtu sot u promovua edhe libri 'Udhëzues për menaxhimin e trashëgimisë kulturore botërore', i autorëve Bernard Filden dhe Jukka Jokilehto, përkthyer nga Bojken Abazi. Kjo vepër ka në thelb një përmbledhje të koncenturuar të parimeve bashkëkohore të siteve të trashëgimisë kulturore botërore./atsh/

Publikuar: 16.04.2010 | 15:19
Lexuar: 962 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime