E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Një sërë personash zyrtarë qeveritarë kanë qenë shumë të pasuksesshëm në pëpjekjet për ta shpëtuar Buton, ndërsa pastaj edhe në mënyrë energjike të hulumtojnë kush është përgjegjës për vrasjen, jo vetëm ata të cilët kanë marrë pjesë në kryerjen e sulmit por edhe në organizimin, planifikimin dhe financimin e tij", shtohet në raport
Qeveria nuk e mbrojti Benazir Buton








Masat të cilat autoritetet pakistaneze i kanë zbatuar për sigurimin e ish kryeministres Benazir Buto kanë qenë "në mënyrë fatale të pamjaftueshme dhe joefikase". Në pjesën e mëvonshme të hetimit ka pasur edhe mbulime, thuhet në raportin e Komisionit të KB-së.

Në raport nuk theksohet kurrfarë përfundimi për atë se kush do të mund të jetë organizator apo porositës i atentatit mbi Buton në Ravallpindi më 27 dhjetor të vitit 2007. Në të thuhet se Qeveria pakistaneze shpejtë e ka akuzuar komandantin taleban Bejtulla Mehsud si dhe Al Kaedën edhe pse në mesin e armiqve të ish kryeministres ka pasur edhe elemente të establishmentit.

"Një sërë personash zyrtarë qeveritarë kanë qenë shumë të pasuksesshëm në pëpjekjet për ta shpëtuar Buton, ndërsa pastaj edhe në mënyrë energjike të hulumtojnë kush është përgjegjës për vrasjen, jo vetëm ata të cilët kanë marrë pjesë në kryerjen e sulmit por edhe në organizimin, planifikimin dhe financimin e tij", shtohet në raport.

Përgjegjësia për sigurimin e Butos në ditën e vrasjes ka qenë e qeverisë federale, qeverisë së Penxhabit dhe policisë në rrethin Ravallpindi. Askush prej tyre nuk ka ndërmarrë masa të domosdoshme për ndonjë rrezik të pazakontë për të cilin e dinin se ajo ballafaqohet, thuhet në raport.

Qeveria federale nuk ka pasur plan të qartë për sigurim dhe është mbështetur në policinë lokale e cila nuk ka dhënë instruksione të domosdoshme edhe pse tre ditë para kësaj ka pasur tentim për vrasjen e Benazir Butos.

Publikuar: 16.04.2010 | 15:34
Lexuar: 793 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime