Tuna Sejdiu është martuar, këtë tashmë të gjithë e dinë. Një unazë prej ari dhe platine si dhuratë martese, kompani për organizimin e ceremonisë, një veturë e tipit Suburban me rastin e martesës dhuratë nga ish kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, janë disa nga detajet më interesante të dasmës luksoze e cila kaloi shifrën prej 100.000 euro. Këtë rradhë, këngëtarja vjen në një rrëfim ekskluziv.
Blerand Rexhepi
MAGJIA E PROPOZIMIT PËR MARTESË KA PËRCJELL PLANIFIKIMIN E DASMËS
Momenti i propozimit të martesës ka qenë jashtëzakonisht i veçantë, megjithatë, meqë ishte moment shumë personal dhe intim, nuk do të doja të zbuloj më tepër detaje. Pos mund të them, që propozimi është bërë nga unaza me shtatë diamante ari dhe platina, që Rilindi më vuri në gisht, e që ishte punuar me porosi speciale në qendrën e diamanteve Antwerpen.
Magjia e atij momenti ka përcjellur më pas tërë planifikimin e dasmës tonë, fillon rrëfimin e saj shumë emocionues Tuna Sejdiu. Duke qenë që si Rilindi ashtu dhe unë jemi perfeksionist nga natyra, ashtu edhe planfikimi i dasmës duhet të prodhonte një ngjarje të paparë. Prandaj, me kujdes të shtuar kemi shqyrtuar çdo detaj të mundshëm dhe çdo ide rreth organizimit të dasmës. Duhet të përmendim që gjatë gjithë kohës së planifikimit, familjet tona na kanë qëndruar pranë për ti konsultuar, për tu relaksuar dhe për të ndarë me ta detajet e organizimit.
ORGANIZIMI I CEREMONISË NË DUAR TË IMPACT GRUP
Pas hulumtimeve që kemi bërë, kemi vendosur bashkërisht që angazhimi i një kompanie profesionale do të ishte i paveitueshëm për të ndihmuar në realizimin e ëndrrës tonë për një dasëm të tillë.
Prandaj, kompania IMPACT Group nga Ohri, me përvojë shumë vjeçare në Australi, ishte ajo që kishim zgjedhur ne, tregon këngëtarja. Pos dekorimeve, buqeteve gjigante të luleve si dhe aranzhmaneve të bukura në tavolina që e kanë bërë sallën të dukej si në ballo përallore, stafi i kompanisë së lartëpërmendur është përkujdesur edhe për uljen e mysafirëve dhe rrjedhën e momenteve të planifikuara të dasmës.
Bashkë me Rilindin e kemi vendosur edhe mënynë e mbremjës që qëllimisht ishte krejt ndryshe nga menytë e zakonshme të dasmave. Torta e të posamartuarve ishte bërë enkas sipas shijeve të ne të dyve gjithnjë duke iu përshtatur temës së dasmës, dmth simbolit të zemrave që zbukuronin edhe ftesën për mysafirët. E sa i përket ftesës, me qëllim që ti ikim formës konvencionale, përzgjodhem këngën e vjetër shqiptare Martesa jone.
FTESA VETËM PËR MIQTË, E JO PËR MEDIAT
Këtë herë ekskluziviteti nuk i takoi mediave, por mysafirëve tanë, shton më tej këngëtarja. Pritja e mysafirëve kishte ndodhur në hollin e hotelit Aleksandar Palace, në një koktej shapmanjë të përcjellur nën tingujt e këndshëm të muzikës klasike të himnit të martesës, tangove klasike dhe temave të tjera, të luajtura nga kuarteti i harqeve. Më pas mysafirët janë shoqëruar për në sallën kryesore të dasmës. Për të rritur madhështinë e dasmës, mysafirët kishin respektuar kodin e veshjes.
Mysafirët ishin elitor nga Maqedonia, Kosova, Shqipëria por edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra, Belgjika, Austria, Anglia, Gjermania, etj. Në mesin e tyre, kishim figura eminente të jetës politike, diplomacisë, artit dhe muzikës, si dhe fushave të tjera shoqërore, prandaj me qëllim të privatësisë dhe respektit ndaj festës, është angazhuar sigurim shtesë me qëllim që mysafirët të mos jenë nën presion të mediumeve.
HANA CAKULI DHE SINAN VLLASALIU NGROHIN ATMOSFERËN
Duke u ndjere të relaksuar mysafirët maksimalisht kanë shijuar atmosferën dhe ishin të hareshëm. Për muzikën janë përkujdesur Sinan Vllasaliu bashkë me orkestër, për muzikë të mirëfilltë popullore, ndërkaq për muzikë të njohur pop dhe hite botërore është përkujdesur Hana Cakuli.
Ndërkaq, në momente të caktuara, kemi angazhuar edhe tupanxhine për të shtuar intensitetin e mbrëmjes. Gërshetimi i këtyre rrymave ka krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme për mysafirët e që dëshmohet edhe me vallëzimin deri në orët e hershme të mëngjesit.
DHËNRI MER NUSEN ME VETURËN DHURATË NGA RAMUSH HARADINAJ
Dasma jonë kishte filluar gjatë ditës, meqë para mbremjës kishim edhe disa nga ceremonitë tradicionale ku sipas traditës shqiptare, unë me prindërit e mi si nuse pritja krushqit në shtëpi. Edhe kjo ceremoni ishte realizuar si është më së bukuri ku në koktelin pritës në shtepinë time, dhëndri kishte arritur me një SUBURBAN të një figure shumë eminente të politikës shqiptare, si dhuratë speciale me rastin e marrjes së nuses dhe respekti për këtë ngjarje, Fustani kryesor i mbrëmjes ishte ai i Paulo DOnofrio, ndërkaq dy të tjerët ishin dhuratë nga një mik imi dizajner nga Kosova, Valdrin Sahiti dhe nga atelje Kokev nga Maqedonia.
Dekorimin për flokët (kapelen) është nga dizajneri i njohur anglez William Sharp, derisa këpucet nga Guiseppe Zahotti me kristale Swarovski.
Kostumi ceremonial i Rilindit ishte i koleksionit më të ri Dolce Gabanna që ishte dizajnuar sipas përmasave të tij, e mundësuar nga Republica de la Moda. E tëra kjo është përjetësuar falë angazhimit shumë profesional të kompanisë Zaga Production nga Manastiri. Gjithashtu, posaçërisht falemenderojmë shërbimin policor në pikën kufitare në Bllacë për konsideratën ndaj mysafirëve dhe dasmës tonë.