E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Çmimi fillestar i ankandës publike për plazhet e Dojranit për një metër katror është një denar, ndërsa për ato në Strugë 55 denarë, llogaritur si marrje vjetore me qira.
Plazhet me qira











Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot publikoi shpallje për ankand publik për dhënie afatshkurte me qira të 18 plazheve në Liqenin e Dojranit dhe të 12 në Liqenin e Ohrit në komunën e Strugës.

Çmimi fillestar i ankandës publike për plazhet e Dojranit për një metër katror është një denar, ndërsa për ato në Strugë 55 denarë, llogaritur si marrje vjetore me qira.

"Aktivitetet e ndërmarra janë në drejtim të rregullimit të plazheve të Liqenit të Ohrit në Strugë dhe Liqenit të Dojranit në pajtim me standardet bashkëkohore turistike, që të mund në fillim të sezonit veror të përgatiten të gjitha parakushtet për pritje të turistëve", kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Afati për dorëzimin e paraqitjeve për pjesëmarrje në ankandin publik zgjat deri më datën 3 të muajit të ardhshëm. Ankandi për plazhet në Liqenin e Dojranit dhe Liqenin e Ohrit në komunën e Strugës do të mbahen më 19 dhe 20 maj në Ministrinë e Transportit.

Në pajtim me udhëzimet për rregullimin e plazheve, për shfrytëzimin e plazhit, qiramarrësi është i obliguar të mundësojë hyrje të lirë për vizitorët, gjegjësisht të mos merret kompensim për shfrytëizimin e plazhit, para fillimit të veprimtarisë të furnizojë kasë fiskale, të parashtrojë dëshmi për persona në marrëdhënie pune dhe leje adekuate për kryerjen e veprimtarisë në pajtim me dokumentacionin urbanistik-teknik. Ka obligim që sipërfaqen aktuale të rërës ta rergullojë në kornizë adekuate ndërtimore, të nivelohet dhe të mbushet me rërë adekuate autoktone, ndërsa gjelbërimin ta respektojë maksimalisht dhe ta rregullojë me lloje autoktone hortikulturore.

Pika servise e qiramarrësit duhet të përmbajë minimum dy dushe dhe nyje sanitare, zhveshtore, çadra, shezllona dhe rekuizite tjera. E domosdoshme është që qiramarrësi të sigurojë shërbim për shpëtim, e po ashtu edhe të vendosen pano informative, internet pa tel dhe volitshmëri tjera për qëndrim të këndshëm, thuhet në kumtesë./mia/

Publikuar: 16.04.2010 | 19:19
Lexuar: 558 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime