E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me rastin e pjesëmarrjes në këtë Konferencë studentore, përfaqësuesit e Parlamentit studentor, e promovuan USHT-në, në lidhje me fakultetet që disponon, programet studimore dhe kushtet tjera që i ofron universiteti ynë.
Studentėt e USHT-sė morėn pjesė nė Konferencėn ndėrkombėtare tė Erasmus Students Network















Delegacioni i Parlamentit studentor të USHT, në përbërje të Shaban Arsllanit, kryetar i këtij Parlamenti dhe Burim Latifi, nënkryetar i këtij Parlamenti, morën pjesë në Konferencën e përgjithshme të Sektorëve të ESN (Erasmus Students Network), që i zhvilloi punimet më 8 deri 12 prill 2010, në Stamboll të Turqisë.

Në këtë Konferencë merrnin pjesë 640 delegatë (përfaqësues të parlamenteve studentore) të universitetet publike dhe private, nga 33 shtete të Evropës.

Me rastin e pjesëmarrjes në këtë Konferencë studentore, përfaqësuesit e Parlamentit studentor, e promovuan USHT-në, në lidhje me fakultetet që disponon, programet studimore dhe kushtet tjera që i ofron universiteti ynë.
Studentët e USHT-së morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Erasmus Students Network

Ata, po ashtu i njoftuan kolegët e tyre nga universitetet tjera evropiane, lidhur me bashkëpunimet që i ka USHT-ja me universitete të ndryshme, si në vend ashtu edhe në rajon dhe në Evropë, por edhe me këmbimet e kuadrit mësimdhënës që realizohen me disa universitete amerikane.

Kryetari i Parlamentit studentor të USHT, Shaban Arsllani dhe kryetari i ESN në USHT, Burim Latifi, i shfrytëzuan takimet studentore në Stamboll për të realizuar takime bilaterale edhe me përfaqësues të universiteteve të ndryshme, qëllimi i të cilave ishte thellimi i bashkëpunimit në mes USHT-së dhe universiteteve pjesëmarrëse në këtë konferencë studentore, me theks të veçantë në fushën e këmbimit të ndërsjellë të studentëve dhe kuadrit arsimor, në mënyrë që të fitohen përvoja të reja për ngritjen e profesionalizmit të tyre gjatë punës së mëtejshme.

Në Konferencën e përgjithshme të Sektorëve të ESN (Erasmus Students Network), e cila i zhvilloi punimet në Stamboll, u zgjodh edhe kryesia e re e Rrjetit studentor të Programit Erasmus, në nivel ndërkombëtarë, ndërsa u mor vendim që Konferenca e radhës të mbahet vitin e ardhshëm në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Sektori i ESN në USHT është themeluar para tre muajve, me ç‘rast kryetar i këtij sektori është zgjedhur studenti Burim Latifi.
Studentët e USHT-së morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Erasmus Students Network
Studentët e USHT-së morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Erasmus Students Network

Publikuar: 16.04.2010 | 09:05
Lexuar: 786 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime