E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë vitit të kaluar Samsung në tregun botëror ka shitur gjithsej 160,2 milionë monitorë, që është rreth 6 milionë njësi më pak se në vitin 2008. Gjithsej 159,2 milionë njësi, më shumë se 99 për qind e numrit të gjithëmbarshëm të monitorëve të shitur, ishin monitorë LCD
Samsung i pari nė shitjen e monitorėve



















Samsung gjatë vitit të kaluar ka marrë hisen më të madhe deri tani në tregun e monitorëve të kompjuterëve dhe për të tretin vit me radhë mban pozitën e parë, me çka edhe më shumë ka konfirmuar lidershipin në këtë treg.

Sipas të dhënave të kompanisë për hulumtimin e tregut, IDC, në tregun e gjithëmbarshëm Samsung Electronics ka rrëmbyer një hise tregu prej 17,9 për qind kur bëhet fjalë për të hyrat na shitja.

Pozitën e parë e mban tashmë tri vjet me radhë, gjegjësisht 12 çerekë të pandërprerë, që prej çerekut të parë të vitit 2007.

Gjatë kësaj periudhe Samsung Electronics ka rritur dukshëm dallimin në hise në krahasim me të plasuarin në pozitën e dytë sa i përket prodhimit të monitorëve dhe atë prej 1,5 për qind në vitin 2007 në 2,5 për qind në vitin 2008, dhe në 5,1 për qind në vitin 2009.

Gjatë vitit të kaluar Samsung në tregun botëror ka shitur gjithsej 160,2 milionë monitorë, që është rreth 6 milionë njësi më pak se në vitin 2008. Gjithsej 159,2 milionë njësi, më shumë se 99 për qind e numrit të gjithëmbarshëm të monitorëve të shitur, ishin monitorë LCD.

Publikuar: 17.04.2010 | 01:40
Lexuar: 602 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime