E premte, 10.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë vitit 2009, në kuadër të aktivitetetve të veta të rregullta, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ndërmori pastrimin e kanaleve në këtë rajon, por për shkak të reshjeve të mëdha gjatë kësaj periudhe dhe për shkak të ngritjes së nivelit të Liqenit të Mavrovës, erdhi deri te vërshimi i lumit Vardar.
Vardari vėrshoi nė rajonin e Tetovės afėr fshatit Raotincė






Në rajonin e Tetovës, në afërsi të fshatit Raotincë, komuna e Jugunocës, dje erdhi deri te vërshimi i lumit Vardar, kumtoi Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim.

Ekipe të Drejtorisë dolën në terren dhe e vlerësuan ngjarjene krijuar. Popullatës u janë vënë në disponim thasë për rërë.

Gjatë vitit 2009, në kuadër të aktivitetetve të veta të rregullta, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ndërmori pastrimin e kanaleve në këtë rajon, por për shkak të reshjeve të mëdha gjatë kësaj periudhe dhe për shkak të ngritjes së nivelit të Liqenit të Mavrovës, erdhi deri te vërshimi i lumit Vardar.

Gjatë ditës së djeshme, nga ELEM-i është kërkuar ta pakësojë lëshimin e ujit nga Liqeni i Mavrovës, pas lëshimit të pakësuar, uji ngadalë po tërhiqet, ndërsa mbrëmë plotësisht u pakësua lëshimi i ujit.

Ekipet e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, theksohet në kumtesë, edhe më tej po e ndjekin gjendjen dhe janë të gatshëm të intervenojnë në rast të ngritjes plotësuese të nivelit të ujit.

Publikuar: 17.04.2010 | 19:22
Lexuar: 84 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime