E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Arsimimi apo çështja e arsimit përgjatë kësaj kohe ishte vetëm nënçmim, përbuzje dhe tallje. Për shqiptarët dyert për një arsimimim të shëndoshë, të lartë, vazhdonin të jenë të mbyllura. Përveç rasteve, si shembull sa për sy e faqe dhe mistifikimeve të magjive të tyre.
Nuansat e ngjyrave tė Universitetit tė Tetovės










Edhe pse në tre kushtetutat e para të Republikës së Maqedonisë, ne shqiptarët në aspektin material dhe formal përmendemi si shtetformues dhe të barabartë, në realitet ishim aq larg sa edhe vetë ata preambula, por edhe si fjalë u zbehën plotësisht.

Koha kalonte duke goditur të gjitha segmentet e qenies sonë që donte të mendonte dhe të shprehej në gjuhën shqipe. Shteti na kishte ngarkuar vetëm me obligime, padrejtësia e ligjeve përgjatë kohës kaplonte të gjitha format e jetës.

Arsimimi apo çështja e arsimit përgjatë kësaj kohe ishte vetëm nënçmim, përbuzje dhe tallje. Për shqiptarët dyert për një arsimimim të shëndoshë, të lartë, vazhdonin të jenë të mbyllura. Përveç rasteve, si shembull sa për sy e faqe dhe mistifikimeve të magjive të tyre.

Edhe ata pak studentë që arrinin deri dikund, mbrenda kohësh largoheshin si të pazotë, të kompromituar dhe nënçmuar që i ngjante sistemit të vetë lojës. Me qëllim dhe pretekste të na paraqes si njerëz të kategorisë së dytë, të egër, pa kulturë, pa tradite, pa ndjenja për afirmim dhe zhvillim. Kështu nëpërmes kësaj forme dërmonin të qenurit tonë, dhe në njëfarë mënyre mundoheshin të shëroheshin nga komplekset e tyre për qëllimet dhe realizimet e programeve me banale dhe brutale që në vete mbante një enigmë të errët.

Shkolla e lartë pedagogjike në Shkup ishte vetëm një alibi sa për t’ju përshtatur tre kushtetutave, ku theksohej nevoja për kuadro dhe arsim në gjuhën amtare shqipe, këtu fillonte dhe mbaronte gjithçka. Pra ishte sistemi, pjesë e sistemit për arsyetim, mburje dhe tallje. Në këtë sistem të llojit klasik përmblidheshin të gjitha format e lirisë së veprimit shqiptar, si atribut i vëllazërim-bashkimit të karakterit politik dhe social në shabllonet e natyrës së realsocializmit, që në esencë në vete mbante sistemin e ndëshkimit, abuzimeve, seleksionimeve dhe diferencimeve, për të treguar dhe irrituar shqiptarët se edhe këtu s’mund të jemi të besueshëm, të devotshëm dhe të zotë. Edhe për këtë si vazhdimisht s’ngurronin të theksojnë se ne s’kemi as kuadro për arsim. Kjo lloj arrogance dhe injorance minimizonte dhe anashkalonte edhe të drejtat e shqiptarëve për punësim, ekzistim dhe zhvillim.

Ky përkufizim i këtyre segmenteve dhe elementeve, ndikonte në krijimin e klienteles së tyre që do ishin në shërbim të makinerisë së atij sistemi dhe pushteti.

Arsimtarët dhe dashamirësit shqiptar të nënçmuar dhe keqpërdorur nga sistemi s’ju mbetej azgjë përveç asaj që të ruajnë gjuhën dhe shkronjat, të shkatërrohen vetëm për të ruajtur fjalët dhe alfabetin amtar, pranonin ç’do sacrifice me të vetmin qëllim që ta ruajnë kombin. Ky ishte një tmerr nëpërmes së cilës ruhej gjaku, gjuha dhe kombi.

Historiku i mbylljes hermetike të Shqipërisë si dhe shkatërrimi i strukturave në Kosovë, reflektuan kulmin e izolimit të kësaj ane, pozitë e mjerimit të pafund, parrugëdalje dhe pashpresë. Kah viti 1993, ministresha për arsim Sofija Todorova, paraqiti kuotën për regjistrimin, ku me ironi përkufizonte shqiptarët edhe më tepër se vetë gjendja dhe rrethanat e asaj kohe. Nga të gjitha këto s’na mbeti tjetër përveç se të kërkojmë rrugëzgjidhje me të cilën do të bëjmë një hap drejt standardeve, rrethanave dhe mundësive, nga të cilat hap pas hapi do të bëjmë edhe unifikimin e proceve në sistemet e kohës.

Kjo ishte ideja më fillestare për krijimin e Universitetit të Tetovës, që gjeti mundësi dhe përkrahje që vertetoi rolin, peshën dhe vendin në vërtetësinë, sprovat e verifikimit të vetë saj. Por ajo që dua të theksoj asaj kohe Z. Fadil Sulejmani dhe shumë nga njerëzit e tij, qëndronin shumë larg këtyre ndodhive. Në portat e hapura të shtëpive të pambrojtura, dihet cilët do ishin “vizitorët e parë”.
Ju Z.Fadil Sulejmani erdhët për të dhënë deklaratat më shterpe të kohës, politizuat gjithçka dhe vetëm për të bërë mistifikimin në sferat e kodifikimeve të interesave kombëtare, si nga faktori i brendshëm ashtu edhe ai i jashtëm, nga i cili e mbajtët peng jo vetëm Universitetin por edhe interesat e Shqiptarëve të kësaj ane. Me fjalë të tjera fokusuat ndjenjat dhe energjinë kombtare për aq kohë sa deshtët dhe mundët.

Nga ky lloj simulimi që tashmë njihet si i tillë, ju kaluat edhe në politikë. Jo vetëm që shkelët nuansat por ju ndërruat edhe ngjyrat, nga e cila do të reflektohen reflekset që ndoshta me të drejtë i paraqisni ju sot (por azgjë nuk është e rastit, në atë tren dhe ata binarë që ju mundoheni të qëndroni, përsëri azgjë s’ka rastësi).
Ajo se si sillen me ju tregon se diçka s’është në rregull, dhe ajo që udhëhiqet nga një njeri si Serafimovski që ju e përshkruani, mjafton të thuhet se diçka çalon, por dhe se ajo që Universiteti është i politizuar plotësisht dhe mban ngjyrën partiake, mjafton për të na bindur që të mendojnë se ju keni të drejtë - por asnjëherë s’do të mund të na bindeni për pafajësinë tuaj, dhe se ju do të mund të zgjidhni diçka.
Përvojat tregojnë se studentët janë një oqean në vete, që me valët e tyre vazhdimisht godasin brigjet e tyre dhe fundosin barkat e dëmtuara.

Taxhedin Alimi

Publikuar: 17.04.2010 | 19:49
Lexuar: 747 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime