Një studim i "Brunel University" në Londër tregon se si meloditë e përmirësojnë shumë aktivitetin fizik. Kjo ka bërë që në vitin 2007 muzika me kufje t'u ndalohej atletëve profesionistë gjatë maratonës së New Yorkut, pasi u konsiderua se efekti që të jep muzika e dëgjuar përmes IPodit, lexuesve Mp3 ishte i barabartë me përdorimin e dopingut.
Muzika me kufje, ndërsa jeni duke u stërvitur, ju ndihmon shumë në performancat sportive.
Një studim i "Brunel University" në Londër tregon se si meloditë e përmirësojnë shumë aktivitetin fizik. Kjo ka bërë që në vitin 2007 muzika me kufje t'u ndalohej atletëve profesionistë gjatë maratonës së New Yorkut, pasi u konsiderua se efekti që të jep muzika e dëgjuar përmes IPodit, lexuesve Mp3 ishte i barabartë me përdorimin e dopingut.
Në kuadër të studimit, 14 tenistë iu nënshtruan një testi të autovlerësimit, duke shkruar të dhëna gjatë dhe pas seancave stërvitore. Kur tenistët dëgjonin pjesët muzikore të preferuara, si përpara ashtu edhe gjatë turneve, kishin performanca më të mira.
Megjithatë, nuk mund të thuhet që një tip muzike funksionon më mirë e një tjetër jo...gjithçka është personale.